Doganat Ligji i ri per importin e makinave zhdoganimet ulen me 70

Ligji i ri për importin e makinave ka reduktuar vlerën e zhdoganimit në 70 për qind.
Eshtë kjo përllogaritja e bërë nga administrata doganore, përsa u përket automjeteve që kanë hyrë në vendin tonë që nga fundi i muajit gusht, kur ligji u fuqizua.
Në një takim të përbashkët me bizneset, drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Flamur Gjymishka bëri të ditur se ky minimizim i vlerës së zhdoganimit, vjen pasi tashmë aplikohet vetëm TVSH-ja mbi çmimin e faturës.
Më parë, TVSH-ja aplikohej edhe mbi taksat e tjera, siç ishin ato për mbrojtjen e mjedisit.
Një tjetër risi nga ky dikaster pritet të jetë edhe kodi i ri Doganor, i cili është hartuar tashmë dhe përmban një sërë procedurash lehtësuese në favor të bizneseve
Ndërkaq, çmimet e referencës vazhdon të mbeten shqetësim për bizneset.
Për këtë, kreu i administratës doganore deklaroi se ato aplikohen vetëm në raste të veçante, sikurse ndodh me mallrat që vijnë pa faturë nga Kina apo vijnë më çmime më të ulëta se ç’janë në bursë.
Gjatë takimit të sotëm u prezantua gjithashtu nga ana e autoriteteve të Administratës Doganore edhe ligji ri për Akcizën, i cili pritet të miratohet së shpejti.
Me këtë ligj, akciza do të aplikohet për prodhimet vendase dhe do të administrohet nga Doganat dhe jo nga Tatimet.