E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT cmimet u rriten ne janar

Në tërësi çmimet e mallrave të konsumit të përditshëm dhe atyre që shiten me pakicë kanë njohur rritje dhe gjatë muajit janar. Instituti i Statistikave bën me dije se në tërësi grupmallrat kanë njohur rritje. Gjatë këtij muaji, për shkak të ndryshimit të akcizës ka një rritje me mbi 10 për qind për çmimet e duhanit.

"Ndryshimi vjetor i indeksit të cmimeve të konsumit është 3.3 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 4.3 për qind. Indeksi i grupit ushqime dhe pije joalkoolike shënoi një rritje prej 1.2 për qind. Indeksi i grupit pije alkoolike dhe duhan ka shënuar një rritje prej 5.8 për qind, rritje kjo e ardhur si rezultat e rritjes së cmimit të duhanit në masën 10.6 për qind. Indeksi i grupit qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji shënoi një rritje prej 0.1 oër qind ku mund të vecojmë rritjen e gazit të lëngshem në masën 2.3 për qind. Gjatë muajit janar cmimi i naftës u rrit në masën 5.8 për qind dhe cmimi i benzinës 6.4 për qind", tha Hazbie Bunguri, specialiste e sektorit të çmimeve.

Në tregjet ndërkombëtare janë regjistruar gjatë muajit shkurt rritje të çmimeve të disa lloj ushqimesh. Kështu, drithërat, sheqeri, vaji dhe ushqime të tjera, për shkak të faktorëve të ndryshëm kanë pësuar rritje në vlerë. Këto ndikime pritet të reflektohen dhe për konsumatorët shqiptarë. 

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›