Shoqata e hidrokarbureve OK kasave

Kompanitë e hidrokarbureve që operojnë në Porto Romano në Durrës kanë pranuar instalimin e sistemit te ri mates që është kërkuar nga Ministria e Financave.Vendosja e këtij sistemi që në fakt është një kasë e re fiskale bën një matje të saktë të sasisë dhe cilësisë së karburatit që importohet dhe që depozitohet nga këto kompani. Perfaqesuesi i kompanisë që merret me instalimin e këtij sistemi mates ka shpjeguar menyren se si veprohet pas vendosjes së tij.
"Bazuar në këtë koncept, duke instaluar njësi matje që mat dhe densitetin në linjë ne arrijmë të masim sasinë e lëngut, volumin, gjithashtu japim dhe peshën reale që del për cdo lëng, apo produkt naftë, benzinë ose gaz. Gjithë ky produkt certifikohet pastaj në mënyrë të menjëhershme nga sistemi fiskal dhe e transmeton dhe printon kuponin tatimor sipas udhëzimeve që kërkon ministria e Financave dhe qeveria e Shqipërisë", tha Bledar Balla, Perfaqesues i kompanise AED.
Në lidhje me debatin për vendosjen e kasave të reja fiskale Sekretari i Pergjithshem i Shoqatës së Hidrokarbureve Viktor Nushi është shprehur se kompanitë tashme e kanë pranuar këtë sistem të ri mates.
"Ka një periudhë gati 2-vjecare përplasjesh, rëniesh dakord, kundërshtime, bërje një vendim, zëvendëso një vendim. Më së fundi kemi arritur në këtë që sot shtrihet në të gjitha pikat e karburantit të vendit tonë, vendosja e sistemit të kasave fiskale. Është një zgjidhje jo e lehtë, por me vështirësi, por më së fundi ky sistem është vendosur në tërë pikat e hidrokarbureve", u shpreh Viktor Nushi, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqates se Hidrokarbureve.
Kundërshtimet në lidhje me sistemin e ri matës kanë lindur disa ditë më parë nga shoqata e gazit të lëngshëm,të cilët nuk kanë pranuar instalimin e këtij sistemi.
Aleks Kalemasi