Permbytjet 10 milione dollare per Shkodren
Mbi 10 milionë dollarë do të jepen me Akt Normativ nga qeveria për të kryer punime në zonën e Shkodrës dhe Lezhës. Qëllimi kryesor është ndërhyrja në sistemin hidrik për të parandaluar përmbytjet e tokave dhe godinave. Sipas mbrojtësve të këtij ndryshimi ligjor, dhënia e fondeve me Akt Normativ përshpejton punimet, duke rritur sigurinë për vjeshtën e ardhshme.
"Meqënëse në ligjin ekzistues të prokurimeve publike nuk gjejmë hapësirën e nevojshme për të proceduar në mënyrë të shpejtë, ne mendojmë që miratimi i këtij akti normativ do të na krijojë mundësinë që pa humbur asnjë ditë të fillojmë me hartimin e projektit të zbatimit. Ndërkohë dhe ministria e Bujqësisë ka gati detyrat e projektimit në këto objekte dhe në momentin që kemi aktin normativ të miratuar do fillojmë menjëherë për të bërë gati projektet e zbatimit. Mendojmë që një kohë prej dy muajsh do të ishte e mjaftueshme", tha Irfan Tarelli, drejtor i Mirëmbajtjes së Tokave dhe Ujrave
Akti normativ dhe mënyra sesi do të shpërndahen fondet janë kundërshtuar nga dy deputetët Socialistë që ishin të pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë.
"Për mua zgjidhja nuk është me projekte pjesore dhe nuk është me projekte që ndërhyjmë në një argjinaturë, ndërhyjmë në një argjinaturë tjetër. Për mua duhet të ketë një plan total, të studiuar mirë dhe pastaj të veprohet. Kam frikën se po bëjmë të njëjtin gabim që bëmë para një viti apo para dy vitesh, ose të njëjtin gabim që është bërë 20 vjet për ta thënë më mirë, që ne investojmë, hedhim pesë lekë këtu pesë lek aty dhe nuk zgjidhim problemin thelbësor", u shpreh Andis Harasani, deputet i PS.
"Merrni një angazhim për një akt normativ i cili për mua nuk do të ketë ndonjë efekt pozitiv, po mund ta bëjë dhe më të vështirë debatin për eficencën e parave tuaja. Ishin të nevojshme studime të mirëkoordinuara në dikastere të ndryshme të qeverisë shqiptare për ti dhënë një zgjidhje afatgjatë, dhe jo për të bërë riparime pjesore dhe për ti kthyer", tha Arben Malaj, deputet i PS.
Akti Normativ me vlerë rreth 1.2 miliard lekë u miratua me votat e maxhorancës në Komisionin e Ekonomisë. Pavarësisht kundërshtive, deputetët e PS Malaj dhe Harasani abstenuan. Akti Normativ pas pak ditësh do të kalojë për votim në seancë plenare. Me këtë shumë do të financohen 14 ndërhyrje në lumenj, argjinatura dhe kanale kullimi.
Florian Papadhimitri