Dhjetë shenjat për të kuptuar se vuani nga Alzheimer-i
Humbja e kujtesës, e gjykimit dhe e arsyes deri në ndryshim të humorit dhe të sjelljes, ka shumë sinjale që duhet ta bëjnë merak pacientin dhe njerëzit e afërm, por pa i alarmuar, pasi kanë simptoma të ngjashme me sëmundje të tjera, për të cilat ka dhe mjekime të ndryshme. Ja përse, nëse shumë simptoma bashkëjetojnë te i njëjti person, është e rëndësishme që të konsultohet te mjeku, derisa të përcaktohet diagnostikimi i sëmundjes se Alzheimer-it.
1 – Humbja e kujtesës
Të harrosh rastësisht një takim, emrin e një kolegu apo dhe numrin e telefonit dhe të kujtohesh më vonë për to, ky është një fenomen normal. Në të kundërt, një person i prekur nga sëmundja e Alzheimer-it harron shpesh ngjarje të afërta dhe të rëndësishme, për të cilat nuk kujtohet më kurrë.
2 – Vështirësi në bërjen e detyrave familjare
Në kuadër të aktiviteteve të përditshme, na ndodh që të jemi të shpenguar dhe kemi vështirësi të fiksojmë shumë gjëra. Një person që është i prekur nga sëmundja e
Alzheimer-it mund të mos jetë më i aftë të shkruajë, të bëjë kuzhinën, të pastrojë perimet, të mbërthejë kopsat e këmishës etj.
3 – Problemi i gjuhës
Ata kanë vështirësi të gjejnë fjalën e duhur. Një person që vuan nga kjo sëmundje do të humbasë aftësinë për të përfunduar një fjali apo të përdorë fjalë të papërshtatshme. Për të tjerët, më pas gjithçka bëhet më e vështirë për të kuptuar.
4 – Çorientim në hapësirë dhe në kohë
Mund të ndodhë që e humbasim sensin e kohës apo nuk e dimë se çfarë dite është, apo vendin se ku do të shkojmë. Ndërsa i sëmuri me sëmundjen e Alzheimer-it beson se është në një tjetër stinë, në një tjetër vit apo mund të humbasë në një vend të njohur, nuk kupton sesi ka shkuar në një vend dhe nuk mban mend sesi të kthehet në shtëpi.
5 – Gjykimi i dobësuar
Nganjëherë, kur nuk ndihemi mirë, vonohemi të shkojnë për t’u vizituar; por me rëndimin e shenjave të para na duhet që të shkojmë te mjeku. Ndërsa i sëmuri nuk alarmohet për rëndimin e vështirësive të tij.
6 – Vështirësi përballë nocioneve abstrakte
Duke u plakur, njerëzit fillojnë të ndiejnë vështirësi në përshtatjen e teknikave të reja. Ndërsa të sëmurët mund të mos kuptojë më se çfarë janë shifrat dhe çfarë duhet të bëjnë me to. Shumë prej tyre mund të bëjnë shpenzime që nuk do t’i kishin bërë kurrë më parë.
7 – Ngatërrimi i objekteve
Çdonjëri prej nesh mund të ngatërrojë përkohësisht portofolin apo çelësat. Një preson i prekur nga sëmundja e Alzheimerit-it do t’i vendosë gjërat e tij në vende të papërshtatshme. Hekurin e rrobave në frigorifer, apo orën në mbajtësen e sheqerit.
8 – Ndryshim humori apo sjelljeje
Të gjithëve na ndodh të jemi të trishtuar apo si të vakët. Një person i prekur nga sëmundja mund të ndryshojë humor lehtësisht nga një gjendje e qetë nis të qajë, pa pasur një arsye të dukshme.
9 – Ndryshimi i personalitetit
Personaliteti i secilit mund të ndryshojë më kalimin e moshës. Te një person i prekur nga sëmundja, do të vëmë re ndryshime të dukshme: një person që më parë ka qenë i hapur, fillon bëhet person i mbyllur apo që nuk ka besim. Këtu përfshihet dhe apatia, frika dhe sjelljet e vështira.
10 – Mungesa e entuziazmit
Na ndodh shpesh që të mos jemi shumë entuziastë, por e gjejmë shpejt entuziazmin. Ndërsa persona e sëmurë bëhen shumë shpejt pasivë, pa pasur diskutime depresive. Atyre nuk u bëjnë përshtypje as ngjarjet e rëndësishme.
Pergatiti: Aida Harka