E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protokollet e mjekimit, 30 milionë euro për QSUT

Më shumë se 30 milionë euro do t’i kushtojë buxhetit të shtetit fondi që do të lëvrojë tashmë për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Fondi do të jepet për të ofruar shërbime më të mira ndaj pacientëve dhe kjo do të bëhet e mundur me vënien në zbatim të protokolleve të mjekimit. Aktualisht, në spitalin më të madh të vendit ka përfunduar hartimi i protokollove të mjekimit për 10 diagnozat kryesore të rreth 45 shërbimeve që QSUT ofron, ndërkohë me nxjerrjen e kostove do të jenë gati aplikimi te pacienti. Duke pasur të detajuar se çfarë hapash duhen ndjekur për të kuruar një sëmundje të caktuar, shoqëruar me koston përkatëse, synohet të bëhet e mundur shmangia jo vetëm e mitmarrjes te bluzat e bardha, por dhe abuzimi i mjekëve, të cilët i dërgojnë pacientët për të blerë ilaçe apo për të kryer ekzaminime jashtë spitalit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›