E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT publikon sot rezultatet paraprake për censusin

Instituti i Statistikave pritet të publikojë sot rezultatet paraprake të censusit të popullsisë dhe banesave.  Censusi i popullsisë dhe banesave filloi më datën 1 tetor dhe fillimsiht INSTAT njoftoi se ai do të zgjaste 3 javë. Mirëpo duke parë ecurinë, ku një pjesë e mirë e shtetasve në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të mëdha, për shkaqe të ndryshme nuk mundën të regjistroheshin, procesi u shty edhe një javë.
 

Kështu ditën e sotme INSTAT pritet të japë rezultatet paraprake se sa njerëz banojnë në Shqipëri sot, si jetojnë ata, për çfarë shërbimesh kanë nevojë dhe shumë aspekte të tjera të shoqërisë.
 

Për këtë proces masiv në terren kanë punuar 12 mijë anketues, 2 330 kontrollorë, 128 mbikqyrës 36 kordinatorë lokalë. Aktualisht në të gjithë Shqipërinë u çelen 374 zyra censusi dhe 11 në Tiranë që punuan çdo ditë për të zgjidhur çdo situatë në terren.  Procesi i censusit në Shqipëri është shoqëruar me polemika të vazhdueshme nga faktori politik dhe jo vetëm.

 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›