E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mban stilolapsin në stomak për 25 vite

Share

Eh sa stilolapsa kemi humbur ne gjatë këtyre viteve. Por një grua ka mbajtur një stilolaps në stomak për 25 vite, pasi e kishte gëlltitur atë aksidentalisht.

Zbulimi surprizë erdhi kur gruaja 76 vjeçare vizitoi doktorin e saj për shkak se kishte dhimbje në stomak dhe diarre.

Mjekët u habitën kur panë stilolapsin në stomak. Atëherë gruaja u kujtua se para 25 vitesh po shihte bajamet me një stilolaps, që i rrëshqiti pa dashje në stomak. Mirëpo mjekët dhe i shoqi nuk e besuan historinë e saj duke parë se skanimi me rreze X doli normal.

Çudia nuk mbaron këtu. Kur e nxorën nga stomaku, mjekët panë se stilolapsi punonte akoma për mrekulli.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›