Shtëpia 283-vjeçare drejt shëmbjes, rrezikohet jeta e 3 familjëve
Gjirokastër- Shtëpia tradicionale e Thana Vajës rrezikon të shëmbet duke rrezikuar edhe jetën e tre familjeve që banojnë në të. Shtëpia 283- vjeçare në qytetin e Gjirokastrës, pronë e ish- komandantit të Ali Pashë Tepelenës ruan gjurmë të veçantë ariketurore. Gjatë rregjimit komunist në Shqipëri, shtëpia shekullore u sekuestrua nga shtetit, dhe shërbeu si strehëz për 6 familje.
Një nga banorët e kësaj shtëpie Sofi Kondili rrëfen se gjatë rregjimit komunist familja e saj ka paguar qera për të banuar në këtë shtëpi. Por pas vitëve ’90 shtëpia pothuajse po shkatërrohet nga mungesa e investimëve, duke u bërë e pabanueshme.
Një tjetër banor, Koço Kacavara tregon se për shkak të dëmtimit të çatisë, shtëpia në dimër mbushet me ujë duke i bërë kushtet e padurueshme.
Tashmë janë vetëm tre familje që jetojnë në të, në pamundësi ekonomike për tu larguar, nga 5 që ishin vitin e kaluar. Të cilat për shkak të kushtëve të këqia janë larguar drejt banesave me qera.
Nga ana tjetër bashkia e qyetit u ka bërë thirrje banorëve të largohen nga banesa, pasi jeta e tyre rrezikohet nga shëmbja e ndërtesës. Ndërkohë që drejtoria drejtoria rajonale e monumenteve të kulturës deklaron se ska fonde të ndërhyjë në këto kategori banesash, qofshin edhe të banuara, pasi i takojnë kategorisë së dytë.
Shkrime të tjera me interes:
- Gjirokastër, shëmbet pjesërisht shtëpia monument e Kokobobove Gjirokastër- Shtëpia monument kulture e Kokobobove është shembur pjesërisht si...
- Ndahet nga jeta Sabri Godo, në moshën 82-vjeçare Tiranë- Politikani dhe shkrimtari Sabri Godo ndërroi jetë ditën e...
- Tiranë- Shpallet e zhdukur një 15 vjeçare, nisin hetimet Tiranë- Një 15 vjeçare është shpallur e zhdukur nga policia...