E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISKSH: Mjekëve pa etikë do tu hiqet licensa

Tiranë- Mjekët shqiptarë të cilët nuk do të zbatojnë etikën e profesionit do t’i hiqet licensa. Pas kontrollëve të ndërrmarra nga Instituti i Kujdesit Shëndetësor dhe Urdhri i Mjekut u ra dakord për të kryer kontrolle të përbashkëta dhe për të penalizuar bluzat e bardha që nuk respektojnë kodin e etikës.

Ditën e djeshme drejtoresha e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (ISKSH), Elvana Hana dhe presidenti i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë, Din Abazaj, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi. Në të cilin angazhohen dy institucionet për të siguruar një shërbim dhe kujdes shëndetësor sa me cilësor për pacientët në vendin tonë.

Disa nga shkeljet e konstatuara nga ISKSH-ja lidhen me mosrespektimin e orarit të punës nga personeli shëndetësor, sjelljen jo korrekte me pacientët, kryerja e vizitës apo lënia mbas dere për një kohë të gjatë, moskryerja e vizitës në shtëpi të pacientëve me sëmundje të rëndë etj.

Kur në kontrollet e ushtruara, ISKSH-ja dhe strukturat vartëse konstatojnë shkelje nga mjekët gjatë ushtrimit të profesionit, të papajtueshme me principet e Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore, marrin përsipër ti relatojnë ato në Urdhrin e Mjekëve, i cili do të shqyrtojë dhe ndëshkojë këto raste në varësi të shkeljeve përkatëse deri në heqjen e licencës së ushtrimit të profesionit, – u shpreh Hana.

Kështu që në memorandumin e përbashkët dy institucionet do të ushtrojnë kontrolle për rastet e korrupsionit në radhët e bluzave të bardha. Sipas memorandumit mjekët që s’janë pajisur me licensën e Urdhrit të Mjekut nuk do të lejohen nga ISKSH-ja të punësohen në institucionet shëndetësore.

Shkrime të tjera me interes:

  1. ISKSH: abuzimet, gjoba mjekëve dhe farmacistëve Instituti i kujdesit shëndetësor ka  gjobitur mjekë dhe farmaci në...
  2. Greqi, 3500 shqiptarëve u hiqet pensioni Greqi- Vonesa në depozitimin e dokumentacionit të kërkuar brenda afatit...
  3. Berisha: Nuk do të hiqet TVSH-ja e prodhimeve bujqësore. Berat- Në vazhdimësinë e turit të tij të inagurimeve, kësaj...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›