Berat, 2 raste të dyshuara me H1N1

Dy raste të dyshuara me gripin e Derrit janë paraqitur ditët e fundit pranë repartit Infektiv të spitalit të qytetit të Beratit, ndërkohë që mjekët deklaruan se simptomat që paraqiten janë ato të virusit AH1N1.
Dy gra të moshës 45 dhe 60 vjeç nga dy fshatra të këtij rrethi mësohet se janë paraqitur për ndihmë mjeksore pranë repartit infektiv disa ditë më parë, ndërkohë që konsiderohen klinikisht të prekura nga virusi, ndërsa pritet ardhja e analizave për të vërtetuar dyshimet.
Dy pacientet janë paraqitur me shenja të virusit të gripit të derrit, A H1N1 kanë marrë ndihmën e parë shëndetsore dhe janë mjekuar me tamiflu.
Aktualisht pacientet ndodhen në dhomën për sëmundjet infeksionale dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkaq dyshohet se dy pacientet e kanë marrë virusin nga kontaktet me të afërm që jetojnë në Greqi