Trishtimi i Zonjës Shnajder, nuk përzgjidhet për Oskar

Regjisori Piro Milkani
Tiranë, 14 Janar, 10:46, NOA - “Trishtimi i Zonjës Shnajder” i Milkanit, nuk përzgjidhet për çmimin Oskar. Akademia e çmimeve Oskar në Los Anxhelos bëri të ditur listën e 9 filmave që mbeten në garë për fitimin e trofeut prestigjoz për filmin më të mirë të huaj.
Ra në sy në këtë listë, përjashtimi i filmit italian “Gomorra”, i nderuar me disa çmime në Europë. Mes 67 filmave, që ishin regjistruar në garë për këtë çmim figuronte për herë të parë edhe një film shqiptar “Trishtimi i Zonjës Shnajder” i regjisorit Pirro Milkani, që nuk u përzgjodh për më tej.
Ceremonia e çmimeve Oskar është lajmëruar të mbahet më 22 shkurt, në teatrin “Kodak” të Los Anxhelosit.
c.a/NOA