Maksi Mogli, pretendet për PD-në e Gjirokastrës: Anëtarësia, faktor kryesor në vendimmarrje

>Strategjia e mjekut Mogli, afrimi i elementëve të rinj në Partinë Demokratike
Gara për kreun e PD-së të rrethit të Gjirokastrës, po merr trajta të një konkurrence të fortë mes kandidatëve. Në garë për të qenë kryetar i degës më të madhe të PD-së në Qarkun e Gjirokastrës, rezultojnë emra të njohur në qarqet intelektuale dhe me reputacion në Gjirokastër e më gjerë. Maksi Logli, Spartak Drasa, Paqësor Aliko, Altin Çomo, Teuta Kalemi, Robert Çela etj., janë disa prej emrave që do të konkurrojnë me njëri-tjetrin për të drejtuar për një mandat 4 vjeçar degën e PD-së të rrethit Gjirokastër. Konferenca pritet të zhvillohet në fund të këtij muaji, ku së bashku me kryetarin do të zgjidhen edhe forumet drejtuese. Një prej kandidatëve, i cili ka shanse potenciale për të fituar në garën zgjedhore brenda PD-së, është mjeku Maksi Logli, një prej figurave më me peshë në rrethin intelektual gjirokastrit. Maksi Logli, 36 vjeç, me profesion mjek specialist imazherist, ka mbaruar në Tiranë për mjekësi dhe pas specializimit 4 vjeçar, ka mbrojtur edhe gradën Master në fushën e tij. Fillimet në PD, ai i ka në Gjirokastër në vitin 1991 me ardhjen e demokracisë, ku u angazhua në forumet rinore e më pas në FRPD në Universitetin e Tiranës në krah të Flamur Nogës dhe Besnik Jankut.
Si ju lindi ideja për të konkurruar për postin e kryetarit të PD-së së Gjirokastrës?
Nuk është e lehtë të angazhohesh në politikë dhe aq më tepër të pretendosh të drejtosh një dege lokale të asaj partie, e cila ka një peshë të madhe në ndryshimin e sistemit në vendin tonë, duke sjellë demokracinë. Mendoj se është një ndërmarrje e guximshme dhe njëkohësisht një sfidë për të përqendruar vlerat e mija intelektuale në përmirësimin e mëtejshëm të imazhit të PD-së. E shikoj të nevojshme angazhimin tim në politikë, pasi vetë politika ka nevojë për kontribute intelektuale që të qasin njerëz, që vërtetë aspirojnë për një zhvillim të mëtejshëm demokratik në të mirë të vendit tonë.
Krahas jush, në garë janë edhe emra të tjerë që pretendojnë të zgjidhen në krye të PD-së së Gjirokastrës. Cili është komenti juaj?
Më vjen mirë që kandidatët për të konkurruar për kryetar të degës së PD-së së rrethit tonë, kanë një formim të lartë intelektual dhe profesional dhe që gëzojnë reputacion në sytë e anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së. Kjo shton dhe më tepër vështirësitë e mija për tu zgjedhur në krye të PD-së, por ky është një tregues i qartë se të konkurrosh me emra që gëzojnë reputacion, është vlerësuese dhe njëkohësisht sinjifikuese. Të gjithë konkurrentët i njoh dhe i vlerësoj për atë çfarë kanë dhënë gjatë viteve në PD, prej krijimit të degës dhe në vazhdim, megjithëse një pjesë e tyre janë angazhuar pas zgjedhjeve të 2005-ës. Garën e konsideroj të fortë dhe njëkohësisht, një sfidë për mua.
Çfarë premton për anëtarët dhe simpatizantët e PD-së në Gjirokastër, në rast se ju do të zgjidheni në krye të PD-së së Gjirokastrës?
Do të jem gjithnjë në shërbim të çdo anëtari dhe simpatizanti demokrat dhe jo vetëm kaq, por do të jem i përkushtuar ndaj çdo problematike të lindur të çfarëdolloj karakteri dhe kjo vetëm për ti shërbyer partisë, forumeve të saj si dhe anëtarësisë, pasi është ajo që mban strukturën bazë të saj. Pra dua të them se kam një strategji të veçantë, besoj ndryshe nga të tjerët për afrimin e elementëve të rinj në parti. Sot ka shembuj mjaft në Evropë, që angazhimi në politikë i njerëzve të thjeshtë është një detyrim shoqëror në shtete demokratike dhe kjo është një prej pikave të mija ku unë do të bazohem. Jam i predispozuar në afrimin e të gjithë njerëzve që aspirojnë tek alternativa e qendrës së djathtë, tek kjo forcë politike e cila është promotore e zhvillimeve dhe e ndryshimeve demokratike në vendin tonë.
A mendoni se vala e suksesit tuaj si mjek do të përcillet edhe në PD e Gjirokastrës me ardhjen tuaj?
Më pëlqen të jem modest kur vjen fjala për të më vlerësuar, por do të doja të thoja se jam në gjendje të ndryshoj për të përcjellë në drejtimin e partisë, një politikë menaxhuese ku anëtarësia të jetë faktori kryesor në vendimmarrje. Pra çfarë dua të them. Supozojmë nëse ekziston një distancë mes anëtarësisë së thjeshtë dhe lidershipit të partisë, kjo do të sheshohet duke u transformuar në një strukturë sa më të afërt me elektoratin e thjeshtë, pasi është ai që jep vlerësimin për qeverisjen lokale dhe qendrore. Pra nëse do ta quaj sukses veprimtarinë time të përditshme si mjek në punë pa modesti të shkëlqyer, gjykoj dhe mendoj se dhe raportet e lartpërmendura mes elektoratit të thjeshtë dhe lidershipit do të qasen.