E Diel, 1 Nëntor 2026

INTERVISTA/ Arta Dade: Për vjedhjen në Tiranë duhet të ketë përgjegjës politikë dhe ligjore

Sekretarja e marrëdhënieve ndërkombëtare në PS bën një analizë të raportit të ODIHR-it për zgjedhjet e 8 majit duke e cilësuar realist dhe në mbështetje të qëndrimeve të opozitës për procesin post-zgjedhor kryesisht në Tiranë. Në një analizë të rezultatit Dade nuk kursehet të etiketojë aleatët e PS-së si zhgënjyes në rezultatet e tyre,duke kërkuar prej tyre të bëjnë analizën e peshës në elektorat. Dade flet për aleanca të reja në të ardhmen,  ndërsa për zgjedhjet e strukturave të reja të PS-së ajo mendon se nuk do të ketë ndryshime rrënjësore duke pasur parasysh rezultatin e mirë në zgjedhje. Kolegët e saj të vjetër në parti Kastriot Islami e Andis Harasani, zonja Dade i sheh si të vetëlarguar nga organet e partisë dhe jo si të përjashtuar nga partia.

Intervistoi: Blerina Gjoka

Zonja Dade, si e lexon opozita raportin e monitorimit të zgjedhjeve të 8 majit nga misioni i ODIHR-it?

Pa dyshim se raporti i ODIHR-it kërkon kohën e vet për tu studiuar dhe pa dyshim se rekomandimet që janë përfshirë në këtë raport duhet të përfshihen në axhendën e opozitës. Por  jo vetëm të opozitës, por në mënyrë të veçantë të kësaj mazhorance të sajuar me vota të vjedhura. Kjo mazhorancë duhet të lexojë këtë raport drejt dhe jo siç pamë reagimin e parë të kryeministrit që pretendon tu thotë shqiptarëve se zgjedhjet ishin të lira e të ndershme. Ne që e njohim mirë Sali Berishën nuk mendojmë se ka ndonjë gjë të çuditshme në daljen e tij sapo u publikua raporti sepse Sali Berisha mendon se përmes ngërdheshjeve do të mund të mashtrojë shqiptarët. Pra raporti i ODIHR-it do lexuar me vëmendje, me realizëm dhe objektivitet. Fola për rekomandimet sepse është pjesa që ka të bëjë me të ardhmen, që ka të bëjë me shqetësimin e madh që ka opinioni demokratik në vend dhe ai ndërkombëtar nëse Shqipëria do të jetë e aftë të bëjë zgjedhje të lira të ndershme e demokratike, siç është dhe detyra parësore me të cilën Komisioni Evropian e ka ngarkuar Shqipërinë. Nëse i referohemi  të dërguarit të baroneshës, Ashton, Lajçak në deklaratat e tij para 8 majit, ai tha në mënyrë eksplicite se përgjegjësia për arritjet e standardeve në zgjedhjet e 8 majit është e qeverisë shqiptare. Në këtë raport është e qartë se qeveria ka dështuar me zgjedhjet dhe dalja e Sali Berishës, përveç se është një tallje me vetë mazhorancën është dhe një tallje me opinionin publik.

Unë besoj se Partia Socialiste e ka shprehur qëndrimin e saj duke lançuar kursin e ri politik për sezonin e ri politik, dhe me kthimin tonë në parlament do të insistojmë se përveç njohjes së realiteteve dhe pikë së pari duhet të jetë mazhoranca që duhet ta bëjë këtë, duhet të punojmë për të ardhmen. Mazhoranca duhet të njohë të gjitha observacionet që ka bërë raport dhe përmes njohjes së vjedhjes së votave që u bë në Tiranë, gjë e cila shitet si transparencë, që është në vetvete një tallje me parimet themelore të demokracisë që janë në themel edhe të ngritjes së kësaj organizate,(ODIHR) nëse do të jetë vullneti i mazhorancës për të pranuar ato defekte që u vunë re në zgjedhje, që nuk ishin defekte njerëzore, por manipulime dhe deformim i vullnetit të zgjedhësve në Tiranë, por edhe në gjithë Shqipërinë. Sepse dhuna është konstatuar në gjithë vendin, kërcënime për largime nga puna, presione të punësuarve në shtet, manipulime me listat e votuesve. Dy muaj para 8 majit i kam kërkuar ambasadorit të OSBE-së që opozita të kishte akses në listën e votuesve dhe me gjithë premtimet e tij OSBE e pati të pamundur që të bindë autoritetet qeveritare që kjo të realizohej.

Ky raport ndryshe nga raporti për zgjedhjet e 2009-ës nuk ka pësuar ndryshime në fshehjen e realitetit dhe të asaj çfarë është vëzhguar nga misioni vëzhgues, por përkundrazi me mjaft profesionalizëm ka përfshirë në të gjitha kapitujt ato defekte serioze që kanë çuar në dështimin e qeverisë për të përmbushur standardet e zgjedhjeve

Ju keni qenë përfaqësuese për një kohë të gjatë në asamblenë parlamentare të OSBE-së, sipas jush gjuha e përdorur në këtë raport është diplomatike apo është e drejtpërdrejtë. Nëse është e qartë, atëherë pse lë hapësirë për tu lexuar ndryshe nga opozita dhe ndryshe nga partia në pushtet?

Unë mendoj që raporti i ODIHR nuk lë hapësirë për tu lexuar ndryshe, por është në natyrën e Sali Berishës që të dezinformojë konstatimet dhe mesazhet , jo vetëm të OSBE në rastin konkret, por edhe mesazhet që vijnë nga Brukseli nga Komisioni Evropian por edhe nga Departamenti i Shtetit. Dihet që ky raport në një farë mënyrë duke qenë raport i ekspertëve të specializuar me zgjedhjet, por ai përcjell dhe të gjitha konstatimet e mesazhet e politikanëve përfaqësues të strukturave prestigjioze ndërkombëtare që nga Departamenti Amerikan i Shtetit,  Komisioni Europian apo Këshilli i Evropës.  Kujtojmë këtu dhe qëndrimet e ambasadorëve të nderuar perëndimore, si ai i Danimarkës apo e Gjermanisë, e cila tha se në 200 vende që unë njoh votat e hedhura gabim quhen të pavlefshme. Gjithashtu mjaft ambasadorë duke qenë prezent atje ku numëroheshin votat në njësinë 5 dhe mesazhet e tyre kanë qenë të qarta dhe sigurisht që unë mendoj se raporti është konkluzion logjik i asaj çfarë ndodhi para zgjedhjeve, por dhe gjatë procesit të numërimit apo kur kishin nisur ankimimet në KQZ e Kolegj. Ajo që është më shqetësuese në këtë raport për ata që duan ta lexojnë ashtu siç është, ka të bëjë me faktin që është konstatuar se në Shqipëri është cenuar pavarësia e gjyqësorit dhe kjo nuk përbën një risi pasi përfshihet si konstatim në të gjitha raportet, edhe në progres -raportin e KE-së që përfshin monitorimin e Shqipërisë për arritjen e standardeve për të marrë statusin kandidat. Edhe një herë publiku vendas dhe ai ndërkombëtar panë se si gjyqësori është në diktatin e kryeministrit dhe në vend që të bëjë drejtësi ashtu siç pritej nga Departamenti i Shtetit apo nga personalitetet e nderuara të KE-së duke i bërë thirrje Kolegjit që të ndikohej vetëm nga ligji në vendimmarrjen e vet, bëri të kundërtën. Sigurisht është një zhgënjim i madh për ata që  presin që Shqipëria të avancojë në axhendën e saj evropiane. Padyshim  që është një mesazh negativ për partnerët ndërkombëtarë nga qeveria që tregoi se nuk e ka seriozisht plotësimin e standardeve. Fatkeqësisht humbën shansin tjetër me këto zgjedhje dhe rekordet e Sali Berishës janë të njohura nga të gjithë siç janë ato të 96-ës që i kushtuan vendit 10 vite mbrapa në integrimin evropian. Kjo ka të bëjë me mentalitetin stalinist që zgjedhjet i fiton ai që i numëron dhe është e qartë tashmë që bëhet për ti zgjatur jetën një regjimi të kalbur në kolonat kryesore të demokracisë, por edhe në treguesit ekonomikë dhe socialë.

Bëhet dhe një debat tjetër me termat e përdorur nga ODIHR në nisje të raportit, që sipas mazhorancës nënkupton se është përmbushur kriteri i Kopenhagenit me këto zgjedhje

Fjala transparencë është keqpërdorur nga mazhoranca në pushtet sepse me transparencë ata bënë vjedhje galopante në Tiranë, me transparencë hapën kutitë ku mund të futeshin edhe zarfe të tëra madje të gjithë ishin dëshmitarë të asaj çfarë ndodhi në KQZ. Transparenca është parim themelor dhe do të thotë që ato vota që u hodhën në kuti të numërohen, por raporti e ka të shprehur qartë se 870 fletë votimi nuk përputhen me numrin e votuesve. Në këtë rast kemi të bëjmë me një mashtrim dhe manipulim skandaloz të zgjedhjeve. Lidhur me kriterin e Kopenhagenit po ti referohemi nenin 7.7 që i detyron shtetet anëtare të OSBE-së që në një klimë të favorshme politike të organizojnë fushatat e tyre dhe theksi vihet se votuesi të mos pengohet të takojë kandidatët dhe në mënyrë të veçantë ata sduhet të pengohen, të

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›