E Diel, 1 Nëntor 2026

INTERVISTA/ Biberaj: PD-ja në opozitë në 2013-n. Nuk bëjmë aleanca me kupolat e kalbura

Share

Fryma e Re Demokratike lindi si një mospajtim me të keqen dhe si domosdoshmëri e kohës. Ajo nuk do të bëjë aleanca me kupolat e kalbura, por veçse me demokratët e vërtetë. Flet Aleksandër Biberaj

Renato Kalemi, Klan

Pas 24 korrikut, Sali Berisha do të jetë edhe Kryeministër, edhe President. Aleksandër Biberaj, dikur ish deputet dhe anëtar i Kryesisë së PD-së, sot themelues dhe motivator i Frymës së Re Demokratike, e sheh kështu të ardhmen politike në Shqipëri. Por, për një kohë të shkurtër, pasi ky mbipushtet do ta rrëzojë shumë shpejt atë nga pushteti dhe do ta nxjerrë nga skena politike shqiptare, shton pas pak. Në këtë intervistë për Klan, Biberaj flet për të atë çfarë është ndërtuar deri tani me FRD-në dhe si po pritet ajo në elektoratin, kryesisht të djathtë. Shprehet i bindur se një vit nga zgjedhjet e 2013-ës do të jenë të mjaftueshme për të konkurruar denjësisht në garën e madhe. Ndërsa, për PD-në rezervon kritikat më të mëdha: Koalicioni aktual qeverisës PD-LSI ska asnjë lidhje me të djathtën, pasi është koalicion thjesht pazaresh, pa filozofi, ideologji apo përfaqësim të djathtë, koalicion që ka tejkonsumuar vetveten dhe kohën që kishte në dispozicion. Ndërsa, kur gjykon lidhur me mënyrën se si u zhvillua procesi i zgjedhjes së Presidentit, e cilëson një lloj tragji-komedie.

- Zoti Biberaj, Fryma e Re Demokratike sapo është zyrtarizuar pas regjistrimit të saj në Gjykatë, një vit nga zgjedhjet e vitit 2013. A mjafton kjo kohë për të qenë kompetitivë në zgjedhje? 

Natyrisht që një vit nuk ështe kohë e gjatë për tu përgatitur për zgjedhje parlamentare, por në të njëjtën kohë as e shkurtër, do ta quaja kohë optimale, kohë e nevojshme dhe e mjaftueshme jo vetëm për të marrë pjesë në zgjedhje, por edhe për të konkurruar denjësisht dhe për të sfiduar partitë tashmë të vjetëruara, që kanë 22 vite që alternojnë pushtetin me njëra-tjetrën në Shqipëri, duke i sjellë vendit jo rrallë herë, më shumë regres sesa progres.

- Cilat janë pretendimet e FRD-së në këto zgjedhje? Hyrja në Parlament, një përfaqësim dinjitoz? Sa mbështetje mendoni se do të keni në elektoratin shqiptar? 

Është shumë shpejt për të bërë parashikime, por ju them me bindje se FRD-ja synon të jetë një forcë e rëndësishme në vendimmarrjen politike të pas zgjedhjeve të vitit të ardhëshëm. FRD-ja do të konkurojmë në zgjedhjet e vititi 2013 në mënyrë dinjitoze, me programin më të mirë dhe realist për qytetarët shqiptarë, si dhe me kandidatë përfaqësues dhe dinjitozë, me qëllim që të jemi forcë e rëndësishme politike duke ngjallur shpresën dhe besimin e shqiptarëve. Do të zbresim në arenën politike për të qenë fitues, do të futemi në garën politike për të fituar, pasi FRD-ja ka të shenjtë moralin politik të përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që janë. Natyrisht që kjo kërkon punë, përkushtim, motivim dhe vullnet, elementë që FRD-ja i ka. Aktualisht ka edhe një trend europian, pasi kemi parë që qytetarët e vendeve të ndryshme të BE-së po mbështesin alternativat e reja politike dhe jo partitë tradicionale. Aq më tepër që në Shqipëri ky ndryshim i madh që po sjell FRD-ja në politikën shqiptare, përbën edhe një domosdoshmëri kombëtare, me qëllim që vendi të shkëputet nga tranzicioni i pafund i post-komunizmit, nga degradimi dhe rrënimi i shtetit, si dhe nga deformimi dhe degjenerimi që po i bën demokracisë klasa politike aktuale. FRD-ja ka treguar që në muajin e parë se ka një mbështetje të gjerë nga qytetarët shqiptarë, shifra prej 12 mijë anëtarësh brenda një muaji është një tregues domethënës i kësaj mbështetjeje, mbështetje që vjen nga e gjithë Shqipëria.

- Është folur shpesh se në zgjedhjet e ardhshme votat që do të marrë FRD-ja do të ndikojnë në fitoren ose humbjen e PD dhe koalicionit të djathtë sepse edhe votat tuaja do të jenë të djathta. E ndani edhe ju këtë përshtypje? 

E para, koalicioni aktual qeverisës PD-LSI ska asnjë lidhje me të djathtën, pasi është koalicion thjesht pazaresh, pa filozofi, ideologji apo përfaqësim të djathtë, koalicion që ka tejkonsumuar vetveten dhe kohën që kishte në dispozicion. Kështu që gjykoj se në çdo rast, kupola e korruptuar që ka marrë peng PD-në do të jetë në opozitë vitin tjetër, edhe sepse nuk meriton të qëndrojë asnjë moment më gjatë në pushtet. Edhe plotësimet apo ndryshimet e fundit në qeveri tregojnë më së miri degradimin dhe kalbëzimin total të koalicionit aktual, të shndërruar tashmë në një klikë pazarxhinjsh të rëndomtë, gjë që përbën edhe një nga zhgënjimet më të mëdha të politikës 22 vjeçare shqiptare dhe sidomos të demokratëve të vërtetë, të cilët po vijnë çdo ditë tek FRD. FRD-ja i drejtohet të gjithë shqiptarëve të ndershëm që e duan dhe kanë vullnetin e mirë për të punuar për këtë vend, me qëllim ndryshimin e realitetit dhe përmirësimin e jetës së tyre. Tek FRD-ja e kanë gjetur veten demokratë dhe të djathtë të zhgënjyer apo të tradhëtuar nga kupola e PD-së, qytetarë të pavendosur, apo edhe të majtë të moderuar. Ndaj edhe mendoj se votat do të vijnë nga të gjithë shqiptarët që janë të zhgënjyer nga politikat anti-popullore dhe antikombëtare e partive të vjetëruara.

- Që prej dy muajsh tashmë, ju dhe anëtarët e tjerë nismëtarë të partisë po merreni me përgatitjet e strukturave të partisë dhe shtrirjes së saj në rrethe. Sa keni përparuar në këtë pikë dhe cilat janë përshtypjet e para për FRD-në? Sa anëtarësime keni pasur? 

Deri tani numri i anëtarësimeve i kalon të 15 mijë anëtarët dhe aktualisht kemi një shtrirje në të gjithë Shqipërinë. Nga kontaktetet dhe takimet e deritanishme në zona të ndryshme të vendit na rezulton se jemi pritur shumë mirë kudo ku FRD-ja ka transmetuar imazhin dhe fjalën e saj. Një ndër misionet e FRD-së, që kemi filluar tashmë të realizojmë, është ngjallja e shpresës dhe besimit te qytetarët shqiptarë se Shqipëria mund të bëhet nga shqiptarët, ku hapi i parë dhe i rëndësishëm është pikërisht krijimi i një klase politike të re, të moralshme, profesioniste dhe me vullnet për të punuar në të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Në FRD shqiptarët kanë gjetur jo vetëm shpresën dhe besimin për të ecur përpara, por edhe përfaqësuesen e zërit të tyre, për një kauzë të përbashkët, për ti shërbyer kombit drejt integrimit me dinjitet në familjen e madhe evropiane.

- Në vjeshtë FRD-ja pritet që të votojë për herë të parë për Kryetarin dhe figurat që do drejtojnë strukturat e saj. Çfarë përgatitjesh po bëhen në këtë drejtim dhe çfarë duhet të presim nga FRD-ja deri në shtator? 

FRD-ja është partia më e re në spektrin politik shqiptar dhe aktualisht nga pikëpamja organizative grupi nismëtar është duke punuar për ngritjen e strukturave funksionale në të 12 qarqet e Shqipërisë për të vazhduar më tej në çdo rreth, bashki, komunë dhe deri në çdo qendër votimi. Kjo punë do të mbyllet deri në vjeshtë, kohë në të cilën do të mbahet, në bazë të statutit të FRD-së, ed

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›