Thellohet skandali për kontrollin e Ministrisë së Mbrojtjes, Imami dhe Topalli kryqëzojnë Leonard Demin
Po thellohet gjithnjë e më shumë skandali i kontrollit të Ministrisë së Mbrojtjes. Komisioni i Sigurisë në Kuvend ka miratuar me votat e mazhorancës dhe opozitës një kontroll në ministrinë e Imamit, por ky i fundit ka refuzuar kontrollin, duke shkelur ligjin hapur. Por nuk ndalet me kaq. Shekulli raporton se në qendër të sulmit tani është Leonard Demi, demokrati që drejton Komisionin e Sigurisë, që kërkoi kontroll mbi ministrinë. Demi ka pasur takim me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe mes tyre ka pasur një debat të ashpër. Gazeta raporton se edhe vetë Imami i ka folur ashpër Demit. Kulmi ka arritur dje në një konferencë të organizuar nga Kuvendi në bashkëpunim me Komisionin e Venecias. Të gjithë kryetarëve të komisioneve iu ishte rezervuar një vend në panel, përveç Demit, i cili ka braktisur mbledhjen.
Imami refuzon kontrollin e Kuvendit, ndërkohë që opozita hedh dyshime se ai po fsheh një trafik të madh armatimesh.