TemA TV/ Rama: Sbëhemi pjesë e shkeljes për KQZ-në. Berisha do humbasë, edhe sikur të numërojë votat në shtëpinë e tij (VIDEO)
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, paralajmëroi se opozita nuk do bëhet pjesë e diskutimeve për ndryshimin e përbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Rama tha se këto diskutime janë në shkelje të Kodit Zgjedhor.
Kreu i PS shtoi se KQZ tani nuk ka asnjë varësi nga Kuvendi.
KQZ nuk ka asnjë varësi nga Kuvendi dhe Kuvendi nuk ka asnjë të drejtë mbi KQZ, këtë e sanksionon Kodi Zgjedhor. LSI nuk ka asnjë të drejtë mbi anëtarin që ka propozuar. Anëtari që është propozuar është shërbëtor i ligjit dhe i zgjedhësve, jo i partisë që e ka zgjedhur, theksoi Rama.
Ai tha se Berisha do humbasë edhe sikur të numërojë votat në shtëpinë e tij.
Asnjëherë në këta 8 vjet të shkeljes kushtetuese dhe ligjore nga kryeministri në ikje, deklaratat e partnerëve të madhej të Shqipërisë nuk kanë qenë të drejtpërdrejta, pasi asnjëherë më parë shkelja e Kushtetutës dhe ligjit nuk ka qenë më e hapur, për të zëvendësuar forcërisht anëtarin e KQZ. Kryeministri në ikje po e përjeton keq verën e një ikje të madhe, ku do mbetet fillikat pa asnjë aleat përballë furisë popullore që do e largojë me votë. Në panikun e kësaj vetmie të madhe, Saliu shkatërron institucionin e zgjedhjeve duke zgjedhur rrugën që turpëron çdo deputet të Kuvendit të Shqipërisë që do e ndjekë qorraz këtë shëmbëlltyre të stërplakur dhe turpëron Shqipërinë në sytë e botës. Kjo marrëzi e dhunshme nuk e komprementon fitoren e koalicionit tonë, pasi ne do e fitojmë aq thellë, saqë edhe po ti numërojë votat në shtëpi, do jetë e pashmangshme, deklaroi Rama./ep