Monika e bukur dhe jeta e saj e ëmbël
"Nuk jam ndjerë kurrë
më rehat nën lëkurën
time se tani që jam 44
vjeçe". Kështu shprehet
njëra nga ikonat e kinematografisë
europiane, italo-francezja me linja të
rrumbullta e ëndërrimtare, Monika
Beluçi. Ajo konsiderohet si një ndër
gratë më seksi në botë dhe është vërtet
e tillë, të paktën këto ditë vere: e
relaksuar, e nxirë dhe e qetë. Edhe pse
nuk është shumë e famshme jashtë
Italisë dhe Francës, Monika është
shumë e njohur në këto dy vende dhe
gëzon tashmë statusin e një ikone. Por
është një ikonë shumë mesdhetare,
që nuk u ngjan nga dukja aspak femrave
tejet të holla të Hollivudit, madje
edhe atyre të vetë kinemasë franceze.
Për ata që nuk jetojnë në dy vendet
e sipërpërmendura dhe që nuk kanë
parë filma të tillë si "Shoot‘Em Up",
"Dracula", apo "Matrix", Monica ka
shumë mundësi që t‘u kujtohet nga
reklamimi që i bëri për një kohë të
gjatë buzëkuqit "Dior". Një fushatë
kjo që nisi në vitin 2006. Monica pa
dyshim që ka buzët më të bukura në
industrinë kinematografike dhe kjo
ka bërë që "Dior" ta përzgjidhte për
reklamën e tij pa e menduar dy herë.
Me buzëkuqin anti-moshë të "Dior",
fytyra e Beluçit u përhap në të katër
anët e botës përmes reklamave të
revistave, bilbordeve të mëdha të
rrugëve dhe kudo. Po ashtu, sikundër
koleget e saj që kanë punuar me Dor
Charlise Theron dhe Sharon Stone,
Beluçi nuk është naive. "Nuk do të
doja kurrsesi që të isha sot 20 vjeçe.
Më besoni, jam shumë më e lumtur
tani se në atë moshë. Në jetë bën një
rrugëtim përmes së cilit zbulon se
kush je në të vërtetë, kush do të jesh
dhe kush bëhesh në fund të fundit.
Fillimi i rrugës është i vështirë, sepse
e njohim shumë pak veten tonë dhe
reagimin që sjellim te të tjerët, por me
kalimin e kohës ky raport ndreqet e si
pasojë edhe jeta e njerëzit rreth teje
ndryshojnë", thotë Beluçi. Tashmë
është nëna e një vajze 4-vjeçare, Deva,
e cila për momentin është prioriteti
i saj kryesor në jetë. "Ime bijë erdhi
në moment perfekt për mua. Kur e
mbajta për herë të parë në krahë,
kisha bërë shumë gjëra në jetë, kisha
pasur shumë përvoja me njerëz të
ndryshëm, me punë, kisha udhëtuar
dhe më në fund e ndjeja se ajo që më
mungonte ishte familja dhe fëmija.
Dhe Deva erdhi pikërisht ndërsa po ia
kërkoja Zotit një gjë të tillë", thotë Monika.
Sipas saj, gjëja më e rëndësishme
për një fëmijë është t‘i japësh kohë dhe
cilësi në marrëdhënie. "Jam në një fazë
të jetës sime kur nuk para më pëlqen
të dal shumë. Ndihem mirë brenda
mureve të shtëpisë. Më janë mërzitur
vendet kur rrethohesh vazhdimisht nga
njerëz që pinë duhan apo alkool. Nuk
më intereson shumë që të shkoj nëpër
premiera filmash apo nëpër mbrëmje
gala. Thjesht tani e ndjej se duhet të
jem me time bijë". Monika e pranon se
ardhja e një fëmije të ndryshon jetën.
"Nuk kam vënë gjumë në sy dy vitet e
para të jetës së Devas. E kam ushqyer
me gji për 9 muaj dhe kam shijuar çdo
moment të të qenit nënë. Nuk më bëjnë
përshtypje sakrificat, sepse përmes
tyre mëson se çfarë do të thotë të jesh
nënë".
Ndërkaq ajo po kërkon një balancë
mes jetës që ka lënë dhe asaj që do
të vijë. Ndërsa bën nënën, jo rrallë
ndërmerr udhëtime mes Romës, Parisit
e Nju Jorkut, por kjo nuk do të zgjasë
shumë. Për një vit e bija do të shkojë në
shkollë dhe asaj i duhet që të qëndrojë
në një vend për një kohë të gjatë, apo
edhe kur të shkëputet, ta bëjë këtë për
një periudhë jo më të gjatë se 3 ditë.
Kjo sepse Monika do që të jetë gjatë
gjithë kohës me të bijën. Tashmë ajo
është një bukuroshe që flet frëngjisht
dhe italisht njëherazi. "Ajo është një
fëmijë pa shumë pretendime dhe
mund të ambientohet me çdo person
të ri", thotë Monika. Ajo çka aktorja
nuk ka dashur kurrë është që të jetojë
në xhepin e bashkëshortit. Ai është
gjithashtu aktor, një ndër më të njohurit
në Francë dhe jashtë saj në rolet
e pakta që ka pasur në filma të tillë si
"Ocean 12". Por më shumë njihet për
reklamimin e "Renault Clio". Beluçi
dhe Vinsent Kasel vunë kurorë në vitin
19 dhe së bashku kanë marrë pjesë
në disa filma si "L‘appatement", apo
filmin e shumëdiskutuar "Irriversible",
në të cilin ajo ka luajtur edhe një skenë
shumë të gjatë përdhunimi. "Vinsent
është një baba i mrekullueshëm. Ne
përpiqemi që të jemi bashkë sa më
shpesh që të mundemi, por pjesën më
të madhe të kohës jetojmë të ndarë,
sepse ose ai është me xhirime, ose jam
unë larg shtëpisë për të njëjtën arsye.
Ne jetojmë duke punuar për disa kohë
e më pas marrim pushime si familje, që
është edhe ana e mirë e biznesit tonë".
Në intervista të tjera, Monika është
shprehur se kur e ka parë për herë të
parë Vinsentin, nuk pati asnjë lloj interesi
për të. "Nuk e kuptuam që ishte
një tërheqje që në fillim. Menduam se
përkundrazi ishte një refuzim, por më
pas patëm shansin që të njiheshim më
mirë me njëri-tjetrin dhe tërheqja lindi
për të vazhduar në dashuri. Personalisht
mua më duket romantike që të
mos jem gjatë gjithë kohës me njeriun
që dua, sepse në të kundërt krijon një
familjaritet të tepruar dhe e merr tjetrin
për të mirëqenë".
Për sa i përket profesionit, Monika
thotë se ka dashur gjithmonë të bëjë
aktoren. Kur ishte e vogël, mahnitej
pas aktoreve të bukura italiane që
bënë epokë në vitet ‘50, ‘60, ‘70 dhe
ëndërronte një ditë të bëhej si ato. Por
ndërkohë jetonte në një fshat të vogël
në Umbria dhe fshati i saj ishte shumë
larg nga vendet ku ndodhnin mrekullitë
kinematografike. Në ato vite të
hershme, rruga drejt kinemasë asaj i
dukej po aq e pamundur sa edhe vetë
vajtja në Hënë. Ndoshta avokatia do
të kishte qenë profesioni i duhur për
një vajzë nga provinca, që donte të
çante në jetë. Kur ishte në Universitetin
e Peruxhias, një miku i saj e çoi në
disa agjenci modelesh në Milano. Aty,
kur e panë, e dalluan menjëherë që
ishte e duhur për të vazhduar rrugën
e modeles. Për Monikën ky ishte një
moment i lumtur ikjeje nga një botë
në një botë tjetër, në botën e ëndrrave.
Kjo edhe pse fillimisht modelingu
asaj nuk i pëlqente si profesion, veçse
ndërkohë i duheshin para për shkollën.
"Me kalimin e kohës nisa të udhëtoj
shumë nëpër botë dhe kështu i lashë
studimet". Kur sheh pas në të shkuarën,
ajo mendon se avokatia do të kishte
qenë shumë e mërzitshme për një tip si
ajo. Dikur mendoja se mund të punoja
në një zyrë gjatë gjithë kohës, por më
pas, kur nisa udhëtimet, e kuptova me
të vërtetë se çfarë doja të bëja. "Nuk
mund të vazhdoja punën dhe shkollën
njëherazi dhe më duhej të bëja një
zgjedhje e falë asaj zgjedhjeje jam sot
këtu". Ajo ka qenë gjithnjë me shumë
fat, sepse ndodhej në vendin e duhur
dhe në kohën e duhur. Kështu, një ditë
të bukur, regjisori i famshëm italian,
Dino Rizi, vë re një fotografi të saj dhe
e merr Monikën në filmin "Vita Coi
Figli". Dy vjet më pas ishte Francis Ford
Copola ai që e shndërroi në njërën prej
nuseve nudo të Drakulës, në filmin me
të njëjtin emër. "Ajo çka më pëlqen që
të bëj, janë filmat e fortë, me karaktere
femrash interesante e plot emocion".
Monika është shumë mirënjohëse ndaj
fatit që ka pasur gjithmonë në jetë. Ajo
është ndër të paktat europiane që ka
kontrata shumë të mira pune në Shtetet
e Bashkuara të Amerikës, por ndihet si
në shtëpi në Francë. Në fakt, Britania e
Madhe e ka tërhequr gjithmonë shumë.
"Kam kaluar shumë kohë në Londër
dhe ndihem e lirë në këtë vend. Aty
askush nuk më njeh dhe më pëlqen
që të shkoj në park me vajzën time,
ose të bëj pazar me mikeshat e mia".
Për sa u përket pushimeve, shijet e saj
janë shumë të thjeshta. Nuk preferon
vendet e VIP-ave, por i pëlqen që të
shëtisë në plazhe të zakonshme, në
praninë e njerëzve të zakonshëm. Por
kjo aktore, pavarësisht gjithë jetës
që e bën sa në një vend në tjetrin,
në thelb ndihet italiane. "Unë jam
shumë italiane në gjithçka. Vij nga një
familje e madhe, e fuqishme. Të gjithë
kemi qenë shumë të lidhur me njëritjetrin
dhe na pëlqen që të takohemi
shpesh e të kalojmë kohën së bashku.
Dhe sigurisht, duke qenë italiane,
është e kuptueshme edhe dashuria
që kam për ushqimin. Më pëlqen të
ha çdo lloj gjëje, por veçanërisht dhe
natyrshëm jam e lidhur me ushqimin
italian. Pjata ime e preferuar janë
makaronat dhe djathi parmixhano".
Monika nuk ngjan fare me aktoret
e Hollivudit që e lënë veten të vdesin
urie për hir të ruajtjes së linjave.
"Nëse më duhet të luaj ndonjë rol për
të cilin kërkohet që të humbas peshë,
atëherë ushqehem me peshk, mish,
zarzavate dhe humbas menjëherë.
Por ka raste kur roli im kërkon që të
jem më e mbushur dhe më e plotë
dhe mua personalisht më pëlqejnë
shumë këto role. Nuk para më pëlqen
shumë sporti dhe palestrat dhe kur e
vë re se jam mbushur më shumë se
ç‘duhet, atëherë vishem me të zeza
dhe kështu nuk bie në sy". Për sa u
takon sekreteve të bukurisë, Monika
thotë se nuk ka asnjë syresh. "Bukuria
duhet të të burojë nga brenda. Nëse
nuk ndihesh bukur në shpirt, nuk
mund të rrezatosh. Është shumë e
rëndësishme se si ndihesh. Nëse nuk
ndihesh mirë, nuk mund të dukesh
bukur dhe anasjelltas". Megjithatë ajo
thotë se është e fiksuar pas buzëkuqit.
Ka një kuti plot me të tillë, në pjesën
më të madhe shkëlqyesë që nuk kanë
ngjyrë, por me raste ajo mund të verë
edhe ndonjë buzëkuq të kuq. Monika
vjen e dyta pas Anxhelina Zholi për sa
i përket volumit të buzëve dhe për të
është shumë normale që një kujdes të
veçantë të tregojë për buzët, për ruajtjen
e tyre. "Kam buzë të plota dhe ato
shpesh më thahen e kanë nevojë të vazhdueshme
për krem, apo buzëkuqe të
veçanta. Buzët janë shumë të veçanta,
sepse përmes tyre flet, komunikon, ha
dhe puth". E si mund të mendojë ndryshe
një qytetare e botës dhe njëherazi
një italiane në thelb, siç është Monika
Beluçi, një grua e bukur, që ndihet mirë
nën lëkurën e saj të zeshkët e linjat e
plota, që mishërojnë më të mirën e
bukurisë së femrës mesdhetare.
më rehat nën lëkurën
time se tani që jam 44
vjeçe". Kështu shprehet
njëra nga ikonat e kinematografisë
europiane, italo-francezja me linja të
rrumbullta e ëndërrimtare, Monika
Beluçi. Ajo konsiderohet si një ndër
gratë më seksi në botë dhe është vërtet
e tillë, të paktën këto ditë vere: e
relaksuar, e nxirë dhe e qetë. Edhe pse
nuk është shumë e famshme jashtë
Italisë dhe Francës, Monika është
shumë e njohur në këto dy vende dhe
gëzon tashmë statusin e një ikone. Por
është një ikonë shumë mesdhetare,
që nuk u ngjan nga dukja aspak femrave
tejet të holla të Hollivudit, madje
edhe atyre të vetë kinemasë franceze.
Për ata që nuk jetojnë në dy vendet
e sipërpërmendura dhe që nuk kanë
parë filma të tillë si "Shoot‘Em Up",
"Dracula", apo "Matrix", Monica ka
shumë mundësi që t‘u kujtohet nga
reklamimi që i bëri për një kohë të
gjatë buzëkuqit "Dior". Një fushatë
kjo që nisi në vitin 2006. Monica pa
dyshim që ka buzët më të bukura në
industrinë kinematografike dhe kjo
ka bërë që "Dior" ta përzgjidhte për
reklamën e tij pa e menduar dy herë.
Me buzëkuqin anti-moshë të "Dior",
fytyra e Beluçit u përhap në të katër
anët e botës përmes reklamave të
revistave, bilbordeve të mëdha të
rrugëve dhe kudo. Po ashtu, sikundër
koleget e saj që kanë punuar me Dor
Charlise Theron dhe Sharon Stone,
Beluçi nuk është naive. "Nuk do të
doja kurrsesi që të isha sot 20 vjeçe.
Më besoni, jam shumë më e lumtur
tani se në atë moshë. Në jetë bën një
rrugëtim përmes së cilit zbulon se
kush je në të vërtetë, kush do të jesh
dhe kush bëhesh në fund të fundit.
Fillimi i rrugës është i vështirë, sepse
e njohim shumë pak veten tonë dhe
reagimin që sjellim te të tjerët, por me
kalimin e kohës ky raport ndreqet e si
pasojë edhe jeta e njerëzit rreth teje
ndryshojnë", thotë Beluçi. Tashmë
është nëna e një vajze 4-vjeçare, Deva,
e cila për momentin është prioriteti
i saj kryesor në jetë. "Ime bijë erdhi
në moment perfekt për mua. Kur e
mbajta për herë të parë në krahë,
kisha bërë shumë gjëra në jetë, kisha
pasur shumë përvoja me njerëz të
ndryshëm, me punë, kisha udhëtuar
dhe më në fund e ndjeja se ajo që më
mungonte ishte familja dhe fëmija.
Dhe Deva erdhi pikërisht ndërsa po ia
kërkoja Zotit një gjë të tillë", thotë Monika.
Sipas saj, gjëja më e rëndësishme
për një fëmijë është t‘i japësh kohë dhe
cilësi në marrëdhënie. "Jam në një fazë
të jetës sime kur nuk para më pëlqen
të dal shumë. Ndihem mirë brenda
mureve të shtëpisë. Më janë mërzitur
vendet kur rrethohesh vazhdimisht nga
njerëz që pinë duhan apo alkool. Nuk
më intereson shumë që të shkoj nëpër
premiera filmash apo nëpër mbrëmje
gala. Thjesht tani e ndjej se duhet të
jem me time bijë". Monika e pranon se
ardhja e një fëmije të ndryshon jetën.
"Nuk kam vënë gjumë në sy dy vitet e
para të jetës së Devas. E kam ushqyer
me gji për 9 muaj dhe kam shijuar çdo
moment të të qenit nënë. Nuk më bëjnë
përshtypje sakrificat, sepse përmes
tyre mëson se çfarë do të thotë të jesh
nënë".
Ndërkaq ajo po kërkon një balancë
mes jetës që ka lënë dhe asaj që do
të vijë. Ndërsa bën nënën, jo rrallë
ndërmerr udhëtime mes Romës, Parisit
e Nju Jorkut, por kjo nuk do të zgjasë
shumë. Për një vit e bija do të shkojë në
shkollë dhe asaj i duhet që të qëndrojë
në një vend për një kohë të gjatë, apo
edhe kur të shkëputet, ta bëjë këtë për
një periudhë jo më të gjatë se 3 ditë.
Kjo sepse Monika do që të jetë gjatë
gjithë kohës me të bijën. Tashmë ajo
është një bukuroshe që flet frëngjisht
dhe italisht njëherazi. "Ajo është një
fëmijë pa shumë pretendime dhe
mund të ambientohet me çdo person
të ri", thotë Monika. Ajo çka aktorja
nuk ka dashur kurrë është që të jetojë
në xhepin e bashkëshortit. Ai është
gjithashtu aktor, një ndër më të njohurit
në Francë dhe jashtë saj në rolet
e pakta që ka pasur në filma të tillë si
"Ocean 12". Por më shumë njihet për
reklamimin e "Renault Clio". Beluçi
dhe Vinsent Kasel vunë kurorë në vitin
19 dhe së bashku kanë marrë pjesë
në disa filma si "L‘appatement", apo
filmin e shumëdiskutuar "Irriversible",
në të cilin ajo ka luajtur edhe një skenë
shumë të gjatë përdhunimi. "Vinsent
është një baba i mrekullueshëm. Ne
përpiqemi që të jemi bashkë sa më
shpesh që të mundemi, por pjesën më
të madhe të kohës jetojmë të ndarë,
sepse ose ai është me xhirime, ose jam
unë larg shtëpisë për të njëjtën arsye.
Ne jetojmë duke punuar për disa kohë
e më pas marrim pushime si familje, që
është edhe ana e mirë e biznesit tonë".
Në intervista të tjera, Monika është
shprehur se kur e ka parë për herë të
parë Vinsentin, nuk pati asnjë lloj interesi
për të. "Nuk e kuptuam që ishte
një tërheqje që në fillim. Menduam se
përkundrazi ishte një refuzim, por më
pas patëm shansin që të njiheshim më
mirë me njëri-tjetrin dhe tërheqja lindi
për të vazhduar në dashuri. Personalisht
mua më duket romantike që të
mos jem gjatë gjithë kohës me njeriun
që dua, sepse në të kundërt krijon një
familjaritet të tepruar dhe e merr tjetrin
për të mirëqenë".
Për sa i përket profesionit, Monika
thotë se ka dashur gjithmonë të bëjë
aktoren. Kur ishte e vogël, mahnitej
pas aktoreve të bukura italiane që
bënë epokë në vitet ‘50, ‘60, ‘70 dhe
ëndërronte një ditë të bëhej si ato. Por
ndërkohë jetonte në një fshat të vogël
në Umbria dhe fshati i saj ishte shumë
larg nga vendet ku ndodhnin mrekullitë
kinematografike. Në ato vite të
hershme, rruga drejt kinemasë asaj i
dukej po aq e pamundur sa edhe vetë
vajtja në Hënë. Ndoshta avokatia do
të kishte qenë profesioni i duhur për
një vajzë nga provinca, që donte të
çante në jetë. Kur ishte në Universitetin
e Peruxhias, një miku i saj e çoi në
disa agjenci modelesh në Milano. Aty,
kur e panë, e dalluan menjëherë që
ishte e duhur për të vazhduar rrugën
e modeles. Për Monikën ky ishte një
moment i lumtur ikjeje nga një botë
në një botë tjetër, në botën e ëndrrave.
Kjo edhe pse fillimisht modelingu
asaj nuk i pëlqente si profesion, veçse
ndërkohë i duheshin para për shkollën.
"Me kalimin e kohës nisa të udhëtoj
shumë nëpër botë dhe kështu i lashë
studimet". Kur sheh pas në të shkuarën,
ajo mendon se avokatia do të kishte
qenë shumë e mërzitshme për një tip si
ajo. Dikur mendoja se mund të punoja
në një zyrë gjatë gjithë kohës, por më
pas, kur nisa udhëtimet, e kuptova me
të vërtetë se çfarë doja të bëja. "Nuk
mund të vazhdoja punën dhe shkollën
njëherazi dhe më duhej të bëja një
zgjedhje e falë asaj zgjedhjeje jam sot
këtu". Ajo ka qenë gjithnjë me shumë
fat, sepse ndodhej në vendin e duhur
dhe në kohën e duhur. Kështu, një ditë
të bukur, regjisori i famshëm italian,
Dino Rizi, vë re një fotografi të saj dhe
e merr Monikën në filmin "Vita Coi
Figli". Dy vjet më pas ishte Francis Ford
Copola ai që e shndërroi në njërën prej
nuseve nudo të Drakulës, në filmin me
të njëjtin emër. "Ajo çka më pëlqen që
të bëj, janë filmat e fortë, me karaktere
femrash interesante e plot emocion".
Monika është shumë mirënjohëse ndaj
fatit që ka pasur gjithmonë në jetë. Ajo
është ndër të paktat europiane që ka
kontrata shumë të mira pune në Shtetet
e Bashkuara të Amerikës, por ndihet si
në shtëpi në Francë. Në fakt, Britania e
Madhe e ka tërhequr gjithmonë shumë.
"Kam kaluar shumë kohë në Londër
dhe ndihem e lirë në këtë vend. Aty
askush nuk më njeh dhe më pëlqen
që të shkoj në park me vajzën time,
ose të bëj pazar me mikeshat e mia".
Për sa u përket pushimeve, shijet e saj
janë shumë të thjeshta. Nuk preferon
vendet e VIP-ave, por i pëlqen që të
shëtisë në plazhe të zakonshme, në
praninë e njerëzve të zakonshëm. Por
kjo aktore, pavarësisht gjithë jetës
që e bën sa në një vend në tjetrin,
në thelb ndihet italiane. "Unë jam
shumë italiane në gjithçka. Vij nga një
familje e madhe, e fuqishme. Të gjithë
kemi qenë shumë të lidhur me njëritjetrin
dhe na pëlqen që të takohemi
shpesh e të kalojmë kohën së bashku.
Dhe sigurisht, duke qenë italiane,
është e kuptueshme edhe dashuria
që kam për ushqimin. Më pëlqen të
ha çdo lloj gjëje, por veçanërisht dhe
natyrshëm jam e lidhur me ushqimin
italian. Pjata ime e preferuar janë
makaronat dhe djathi parmixhano".
Monika nuk ngjan fare me aktoret
e Hollivudit që e lënë veten të vdesin
urie për hir të ruajtjes së linjave.
"Nëse më duhet të luaj ndonjë rol për
të cilin kërkohet që të humbas peshë,
atëherë ushqehem me peshk, mish,
zarzavate dhe humbas menjëherë.
Por ka raste kur roli im kërkon që të
jem më e mbushur dhe më e plotë
dhe mua personalisht më pëlqejnë
shumë këto role. Nuk para më pëlqen
shumë sporti dhe palestrat dhe kur e
vë re se jam mbushur më shumë se
ç‘duhet, atëherë vishem me të zeza
dhe kështu nuk bie në sy". Për sa u
takon sekreteve të bukurisë, Monika
thotë se nuk ka asnjë syresh. "Bukuria
duhet të të burojë nga brenda. Nëse
nuk ndihesh bukur në shpirt, nuk
mund të rrezatosh. Është shumë e
rëndësishme se si ndihesh. Nëse nuk
ndihesh mirë, nuk mund të dukesh
bukur dhe anasjelltas". Megjithatë ajo
thotë se është e fiksuar pas buzëkuqit.
Ka një kuti plot me të tillë, në pjesën
më të madhe shkëlqyesë që nuk kanë
ngjyrë, por me raste ajo mund të verë
edhe ndonjë buzëkuq të kuq. Monika
vjen e dyta pas Anxhelina Zholi për sa
i përket volumit të buzëve dhe për të
është shumë normale që një kujdes të
veçantë të tregojë për buzët, për ruajtjen
e tyre. "Kam buzë të plota dhe ato
shpesh më thahen e kanë nevojë të vazhdueshme
për krem, apo buzëkuqe të
veçanta. Buzët janë shumë të veçanta,
sepse përmes tyre flet, komunikon, ha
dhe puth". E si mund të mendojë ndryshe
një qytetare e botës dhe njëherazi
një italiane në thelb, siç është Monika
Beluçi, një grua e bukur, që ndihet mirë
nën lëkurën e saj të zeshkët e linjat e
plota, që mishërojnë më të mirën e
bukurisë së femrës mesdhetare.