E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami komandon në krye të Shërbimit Informativ të Ushtrisë njeriun e përgjimeve

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka vendosur të komandojë në krye të Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Sokol Pollozhanin. Ai komandohet në vend të Ylli Zylës, që dha dorëheqjen nga ky post pas publikimit të skandalit të tregtisë së armëve nga e shoqja në bashkëpunim me trafikantë serbë.

Shekulli shkruan sot se Pollozhani është njeriu që ka dijeni të plotë për organizimin e përgjimeve ndaj opozitës dhe diplomatëve. Gazeta vijon duke theksuar se ka dokumente për përfshirjen e Pollozhanit në blerjen e pajisjeve të përgjimit.

Opozita ka denoncuar disa herë blerjen e pajisjeve të shtrenjta për përgjimin e saj dhe të diplomatëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›