E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu: Unë, deputet në Tiranë

Tashmë që nga zgjedhjet parlamentare na ndan më pak se një vit, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, në emisionin Intervista në Vizion Plus, ka zbardhur strategjinë elektorale të kësaj force të re politike. Sipas Spahiut, sondazhet e bëra nga vetë partia tregojnë se mbështetja me e madhe e Aleancës është në Tiranë, Lushnjë e Fier.

Për herë të parë Spahiu ka deklaruar se ai vetë do të kryesojë listën e kandidatëve për deputet në qarkun e Tiranës. Duke u ndalur tek aleancat, Spahiu ka pranuar se ekziston mundësia e një koalicioni me Frymën e Re Demokratike, por me kushtin që të mos ketë bashkëpunim pas zgjedhjeve me demokratët.

Në një vjetorin e Lulëzim Bashës si kryetar Bashkie, Spahiu ka kritikuar menaxhimin e Tiranës e veçanërisht prishjen e Parkut të Liqenit. Kreu i Aleancës Kuq e Zi ka deklaruar se kjo forcë politike synon të afrojë të gjithë elektoratin që sot ndihet i papërfaqësuar nga partitë tradicionale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›