INTERVISTA/ “Maqedonasit kanë qenë në pozita të larta në qeverinë shqiptare, deri kryeministra”Nga DWIntervistë me Vasil Sterjovskin nga Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian në Shqipëri Në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike të furnizimit me uj
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
INTERVISTA/ “Maqedonasit kanë qenë në pozita të larta në qeverinë shqiptare, deri kryeministra”Nga DWIntervistë me Vasil Sterjovskin nga Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian në Shqipëri
Në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike të furnizimit me ujë dhe kanalizimet, në juridiksionin e të cilës bien 36 zonat rurale të rajonit të Korçës në Shqipëri, nga muaji shkurt i vitit 2010, drejtimin e ka Vasil Sterjovski, nga Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian. Sterjovski është një historian i diplomuar, i cili shërben si zëvendëskryetar i komunës Pustec dhe Prespës së Vogël.
Z.Starjovski, ky është funksioni i parë udhëheqës që fitoi partia maqedonase, në të cilin për herë të parë është vendosur dikush që publikisht deklarohet si maqedonas.
Deri tani ne si maqedonas kemi pasur përfaqësues në institucionet e qeverisë, por ata gjithmonë kanë qenë në pozita të larta, madje edhe ministra dhe kryeministra të Shqipërisë, por me sjelljen e tyre ata asnjëherë nuk janë deklaruar si maqedonas.
Pra, ky është funksioni i parë që i jepet një maqedonasi dhe është krenari të kesh postin e drejtorit si maqedonas. Unë para së gjithash do të mbroj interesat e partisë dhe të maqedonasve në përgjithësi.
Çfarë do të thotë kjo për partinë, por edhe për ju personalisht?
Për partinë kjo para së gjithash paraqet mbështetje morale dhe fitore, pasi në zgjedhjet parlamentare, edhe pse nuk arritëm një rezultat të madh në bota, ato ishin shumë të rëndësishme për maqedonasit edhe për partinë maqedonase. Ishte shumë e rëndësishme që t’i inkurajojmë maqedonasit për tu aktivizuar në parti dhe të kuptojnë se vetëm nëpërmjet rrugës politike ne si maqedonas mund t’i fitojmë të drejtat tona në Shqipëri, si në planin ekonomik, ashtu dhe atë kombëtar. Si shembull mund të marrim shqiptarët në Maqedoni, të cilët luftojnë për të drejtat e tyre duke u inkuafdruar në qeveri. Dhe kjo paraqet një mësim të mirë për të gjithë maqedonasit që jetojnë në Shqipëri.
Posti që keni marrë tani paraqet realizim të një pjese të premtimeve të dhëna nga kryeministri Sali Berisha, me të cilin partia juaj ka nënshkruar marrëveshje për të dalë së bashku në zgjedhjet parlamentare. A prisni ju si parti dhe funksione të tjera të tilla, apo të ngjashme?
Sigurisht që jo, ky është maksimumi i marrëveshjes, pasi votat tona të fituara nuk ishin dhe aq shumë sa të presim shumë. Kërkesat tona ishin reale në bazë të rezultatit zgjedhor. Ky ishte maksimumi, të cilin mund ta fitojmë ne si parti, përveç disa punësimeve që kishim në Gollo Bërdo dhe në Tiranë. Pra, si funksion udhëheqës, përveç këtij nuk pretendojmë gjë tjetër.
Ju tani do të udhëhiqni ndërmarrjen publike që me aktivitetin e saj mbulon 36 zonat rurale të Korçës me rrethinën. Kjo zonë numëron më shumë se 230 mijë banorë dhe ka një përqindje të mirë të maqedonasve. A do të ketë punësim të maqedonasve në ndërmarrjen tuaj?
Po, sigurisht që do të ketë. Me këtë jo vetëm do të punësojmë maqedonas, por krijohet hapësirë më e madhe për përforcimin e partisë tonë në këtë rajon si dhe do të jetë një nxitje më tej edhe për fushat e tjera.