E Diel, 1 Nëntor 2026

Shifrat e turpitNga TemaDje në email na mbërriti një njoftim i zëdhënëses së kryeministrit, bashkangjitur ishte një raport i bankës së njohur UniCredit, për parashikimet ekonomike të këtij viti për vendin tonë. Kryeministri Sali Berisha deklaroi para

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Shifrat e turpitNga TemaDje në email na mbërriti një njoftim i zëdhënëses së kryeministrit, bashkangjitur ishte një raport i bankës së njohur UniCredit, për parashikimet ekonomike të këtij viti për vendin tonë. Kryeministri Sali Berisha deklaroi para se ky email të na mbërrinte në adresë, se rritja ekonomike sipas kësaj banke do të jetë 9 përqind për këtë vit, ndërsa vitin që shkoi ka qenë 7 përqind.

Është e turpshme që të shohësh se që në krye të analizës së bankës thuhet se rritja ekonomike për vitin që shkoi ka qenë 3 përqind. Pasi bën një analizë, kryesisht duke u mbështetur tek të dhënat e institucioneve shqiptare, UniCredit thotë se rritja ekonomike për këtë vit do jetë 2 përqind, e ndoshta ky është një parashikim pa ndonjë bazë të fortë për shkak se Greqia fqinje po zhytet në një krizë të fortë ekonomike, që do ketë ndikim në vendin tonë.

Të gjitha këto thuhen në dokumentin që na ka nisur kryeministria.

Ndoshta kur ka parë rritjen rreth dy përqind, kryeministri ka menduar se rreth dy përqind është edhe nëntë përqind. Të paktën kështu është shprehur në një konferencë për shtyp kur tha se rritja rreth gjashtë përqind është edhe 12 përqind.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›