PS: Shqiptarët duhet të dinë të vërtetën për persekutimin e një familje mjekësh nga BerishaNga TemaPartia Socialiste i kërkoi dje kryeministrit Sali Berisha të tregojë të vërtetën për internimin e dy mjekëve. Deputetja Ermonela Felaj tha se PS ësht
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
PS: Shqiptarët duhet të dinë të vërtetën për persekutimin e një familje mjekësh nga BerishaNga TemaPartia Socialiste i kërkoi dje kryeministrit Sali Berisha të tregojë të vërtetën për internimin e dy mjekëve.
Deputetja Ermonela Felaj tha se PS është dakort që kush ka kryer krime, të largohet, por më parë Berisha duhet të sqarojë pozicionin e tij në lidhje me internimin e dy mjekëve.
“Jam shumë dakord me ata që thonë kush ka kryer krime në të shkuarën, duhet të largohet nga jeta publike, prandaj kam një pyetje për Sali Berishën:
A nuk është koha zoti Sali, që shqiptarët ta dinë të vërtetën e internimit të dy mjekëve të pafajshëm, burrë e grua, që ju personalisht, si Sekretar i Partisë së Enver Hoxhës, i persekutuat deri sa përfunduan në kamionin e Degës së Brendshme me gjithë plaçkat e shtëpisë?!” tha Felaj.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e ka akuzuar publikisht kryeministrin për këtë gjë, por nuk ka përmendur emrin e mjekëve që kanë vuajtur internimin për shkak të Berishës.
Zbulimi i disa eshtrave që mendohet se i përkasin të pushkatuarve nga regjimi komunist ka zgjuar dhe deklarata politike. Deputetë demokratë ishin në vendin e ngjarjes për ta përdorur po ashtu politikisht këtë ngjarje për të sulmuar Gjykatën Kushtetuese që rrëzoi ligjin për lustracionin.