E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Sivjet privatizojmë gjithçka përveç shkollave, spitaleve e digaveNga TemaKryeministri Sali Berisha deklaroi në një takim me ministra të tij se ky vit do të jetë viti kur do privatizohet gjithçka përveç shkollave, spitaleve, digave e ndonjë g

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Berisha: Sivjet privatizojmë gjithçka përveç shkollave, spitaleve e digaveNga TemaKryeministri Sali Berisha deklaroi në një takim me ministra të tij se ky vit do të jetë viti kur do privatizohet gjithçka përveç shkollave, spitaleve, digave e ndonjë gjëje krejt të parëndësishme.
“Ky është takimi i radhës për një nga problemet në parim më madhore të qëndrimit tonë në rrafshin ekonomik, problemin e privatizimit. Ne kemi shënuar para këtij viti sukseset më të mëdha në privatizimin e të ashtuquajturave sipërmarrje strategjike, por ne duhet të kompletojmë privatizimin e të gjitha aseteve, e cila është e domosdoshme, duke përjashtuar digat, shkollat dhe spitalet. Ky proces është i domosdoshëm dhe jetik, para së gjithash, për tu ndarë me një zinxhir korrupsioni në sipërmarrjet publike, në sipërmarrjet ku shteti është aksioner dhe në tërë pronat që janë çerdhet e korrupsionit. Në këtë proces ne synojmë të rrisim në një nivel të ri menaxhimin e aseteve në Shqipëri. Në Shqipëri dhe kudo një nga qëllimet madhore të privatizimit është përmirësimi i menaxhimit. Pra, ky vit do të jetë përcaktues për pothuajse çdo gjë që ka mbetur pa privatizuar përveç shkollave, spitaleve, digave dhe ndonjë gjë krejtësisht të parëndësishme.
Armiku numër një i privatizimit është korrupsioni. Ai përpiqet të bëjë çdo gjë për ta bllokuar atë, sepse status quo-ja u leverdis atyre, i mjelin si lopën dhe i fusin në xhepat e tyre aksionet publike të qeverisë apo sipërmarrjet e tjera më radhë. Armiku i dytë është burokracia jonë, e cila zvarrit këtë proces që duam të eci me shpejtësi të madhe,” tha Berisha.
Kryeministri tha se vlerat e krijuara nga privatizimi do të shkojnë për të kompensuar pronarët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›