Plas skandali i basteve në ShqipëriNga Vizion PlusPlas skandali në futbollin shqiptar. Ajo që përflitej prej kohësh për trukime rezultatesh, tashmë ka dalë nga vetë klubet shqiptare të futbollit dhe më saktësisht nga Apolonia, drejtues të të cilit ka
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Plas skandali i basteve në ShqipëriNga Vizion PlusPlas skandali në futbollin shqiptar. Ajo që përflitej prej kohësh për trukime rezultatesh, tashmë ka dalë nga vetë klubet shqiptare të futbollit dhe më saktësisht nga Apolonia, drejtues të të cilit kanë denoncuar lojtarin Albert Kaçi se ka vënë bast për humbjen e skuadrës së tij në takimin kundër Shkumbinit në Peqin. Në javën e 14-të të superligës në datën 12 dhjetor të vitit të kaluar, Apolonia, trajneri i së cilës ishte Karishiki, më pas u shkarkua, jo vetëm humbi 3-0 ndaj Shkumbinit, por për më tepër Albert Kaçi shkaktoi një penallti që në minutën e 5-të. Sipas drejtuesve të Apolonisë, Albert Kaçi ka vënë 10 mijë euro që skuadra e tij të humbiste pjesën e parë dhe të gjithë takimin. Në një prononcim zyrtar drejtuesit e Apolonisë kanë deklaruar se provat e mjaftueshme do të çohen në komisionin e disiplinës dhe më pas në prokurori. I kontaktuar nga Vizion Plus, edhe futbollisti shkodran Albert Kaçi ka deklaruar se është i pafajshëm dhe do të kërkojë të drejtën e tij në gjykatë.