INTERVISTA/ Moisiu: Nuk kemi ende shtet. Qeveritarët tanë janë nënshtruar ndaj fqinjëve
Share
Kohët e fundit, ish-presidenti i vendit ka qenë shumë aktiv. Z. Alfred Moisiu me forumin që drejton me ish presidentin paraardhës Rexhep Mejdani, mendojnë se presidenti duhet zgjedhur nga populli, pasi duhet të jetë realisht mbi palët; është i pamëshirë me qeverinë aktuale dhe z.Berisha, por që në fund gjithmonë e përgjithëson me shumësin:politikanët tanë. I vetmi moment, kur shprehet fort është momenti që lidhet me emërimin e fundit të ministrit për Komandantin e Forcave Detare: Kjo është një sjellje bajraktareske, shprehet dhe më të fortën akoma: Ne jemi një shtet trial
Kohët e fundit, ish-presidenti i vendit ka qenë shumë aktiv. Z. Alfred Moisiu me forumin që drejton me ish presidentin paraardhës Rexhep Mejdani, mendojnë se presidenti duhet zgjedhur nga populli, pasi duhet të jetë realisht mbi palët; është i pamëshirë me qeverinë aktuale dhe z.Berisha, por që në fund gjithmonë e përgjithëson me shumësin:politikanët tanë. I vetmi moment, kur shprehet fort është momenti që lidhet me emërimin e fundit të ministrit për Komandantin e Forcave Detare: Kjo është një sjellje bajraktareske, shprehet dhe më të fortën akoma: Ne jemi një shtet trial
Nga Ben Andoni, JAVA
Gjendja politike-sociale dhe ekonomike e Shqipërisë në kohët e fundit është shumë e vështirë. A mendoni se politika e ndjekur nga qeveria në fuqi, nuk i ka gjetur dot mekanizmat për ta liruar vendin nga kriza e saj? Dua ta diskutoj gjerë këtë pyetje. Për mendimin tim dhe fatin e keq të vendit tonë, qeveritë tona, gjatë këtyre 22 viteve, shumë pak janë marrë me ekonominë. Dihet se në ekonominë e tregut qeveria luan rolin e rregullatorit, sepse gjithçka është pronë private. Qeveritë tona më shumë janë të interesuara të mbledhin taksat, të ndihmojnë dhe të favorizojnë kompaninë dhe personat, që janë pranë tyre, tu krijojnë atyre kushte shpesh padrejtësisht, që vetëm ato të zhvillojnë biznesin. Në çdo moment, janë përpjekur të bëjnë diçka thjesht në funksion të marrjes së votës, ngaqë për fat të keq, qëllimi dhe objektivi kryesor më i rëndësishëm i tyre mbetet marrja dhe mbajtja e pushtetit sesa realisht zhvillimi i Shqipërisë. Dihet se ekonomia është baza e zhvillimit të një vendi dhe vetë politika është shprehje e koncentruar e ekonomisë. Pra, politika jonë e mbrapshtë ka qenë bazuar vetëm në këto kushte të disfavorshme të zhvillimit të ekonomisë. Unë mund të them se veçanërisht kjo mazhorancë është e përfshirë shumë nga euforia dhe çdo gjë e paraqet dhe e tregon si super, me shprehje bombastike. Të tilla shprehje, që përdoren sot, janë të njohura vetëm për ato personalitete që drejtojnë vendin e tyre në mënyrë shumë autoritare, për të mos thënë diktatoriale, elemente aspak të njohura për një shtet demokratik. Ekonominë tonë mund ta gjykosh po të shikosh bujqësinë, se duhet të pranojmë se me industrinë na duhet shumë punë. Këtë të fundit, e kemi shpërdoruar padrejtësisht dhe pa e studiuar dhe menduar më parë se çfarë mund të përmirësohej dhe çohej më tej. Ne e çuam thjesht në zero. Ka qenë një gabim fatal, të cilin po e paguajmë rëndë. Ne që kemi jetuar në periudhën e socializmit, kemi shumë për të thënë për atë lloj industrie që ka pasur ky vend, e cila u shkërmoq pa asnjë llogjikë dhe mëshirë, në vend që të mendohej se si mund të bëhej efiçente në kushtet e ekonomisë së tregut. Nga ana tjetër, tek qeveritë tona, nuk kam parë qoftë tani dhe më parë se po e ndihmojnë zhvillimin bujqësor. Mos harrojmë se bujqësia mund të ishte një mënyrë e mirë depërtimi në Evropën e Bashkuar, për faktin që prodhimet tona janë bio dhe, vetëm si të të tilla, ato mund të zënë vend në tregun e ngopur europian. Ndërsa ne nuk kemi siguruar as tregun, as kualifikimin, transportin dhe shumë facilitete të tjera të nevojshme, të paktën me ato që dëgjoj nga bujqit tanë . Ata janë të dërrmuar nga sistemi i doganave dhe korrupsioni doganor, që i bën ata të vuajnë dhe të mos jenë në gjendje të përballojnë mallrat e huaja që importohen. Pra, unë them se mekanizmat për rregullimin e ekonomisë për politikanët e sotëm kanë qenë në plan të dytë për të mos thënë të tretë. Atyre u nevojitet vetëm ajo pjesë që i ndihmon për pushtetin… Ka pasur disa angazhime publike nga presidenti Topi dhe njerëz pranë tij, për krijimin e një formacioni politik, e cila sot njihet me emrin e tij. A mendoni se në një pozitë të tillë, ky projekt do kishte më jetë… nëse ai vetë do të jepte dorëheqje? Unë nuk mund të hyj në mendjen apo në politikëbërjen e Topit dhe as nuk do dëshiroja të hyja, sepse është parimi im që nuk dua të gjykoj: qoftë paraardhësin tim por qoftë edhe pasardhësin e detyrës së kryetarit të shtetit, pasi këtë e quaj të padrejtë veçanërisht, nga një njeri me staturën e ish-presidentit. Por, dua të them se dhënia e dorëheqjes për Presidentin në ditët tona është shumë e vështirë. Në kuptimin se krijon probleme pikërisht për sa i përket emërimeve të disa pozitave kyçe të institucioneve të pavarura. Kjo është shumë delikate dhe pikërisht për këtë nuk do të isha dakord që kjo të ndodhte…. Jeni shprehur pak kohë më parë për zgjedhje të parakohshme. A mendoni se është realisht koha për tu bërë këto ndryshime? Zgjedhjet e parakohshme në një shtet demokratik janë krejtësisht normale, kur krijohen premisat, në rastin e vendit tonë ato janë thjesht tabu. Këtë e kam shprehur dhe herë tjetër, por këto janë si zëra në vesh të shurdhër për politikën e sotme shqiptare. A mendoni se në këto hapësira që ka kushtetuta shqiptare, mundej të gjendeshin mundësi që presidenti të kalonte ngërçet ligjore që krijohen? Unë mendoj se kushtetuta është kushtetutë. Dhe, kjo e jona, është shumë e mirë, pavarësisht dëmeve që iu bënë asaj më 2008, që për mua ishin mjaft serioze. Por, çështja e kompetencave të presidentit është një element shumë elastik. Presidenti, sipas kushtetutës, është i detyruar të ruajë unitetin e popullit dhe ta përfaqësojë këtë unitet. Çdo problem ose çdo zgjidhje që e dëmton këtë unitet, e bën presidentin të ndërhyjë dhe ai duhet të ndërhyjë. Sigurisht, që këtë ndërhyrje ai duhet ta justifikojë me ndërhyrjen në momentin e duhur konkret. Unë mendoj se, qoftë edhe për kushtetutën tonë, presidenti i ka të gjitha mundësitë, ku ai nuk mund të rrijë pa shfaqur verdiktin e tij për zhvillime të rëndësishme të vendit. Çfarë e pengon z. Topi, atëherë për të gjithë këtë apati? Çdo president ka mënyrën e tij të veprimit…. Ju keni bërë disa angazhime edhe përmes Fondacionit tuaj për Kushtetutën. A mendoni se forma e cila e paraqet tani Ligjin themeltar të shtetit është e vjetruar për zhvillimet politike shqiptare, edhe pse ndryshimet e fundit në të janë bërë vetëm në vitin 2008, që ju si keni shumë qejf? Jo vetëm si kam për qejf, por edhe i kam kundërshtuar që atëherë dhe e kam mbështetur edhe iniciativën e LSI-së, e cila, për mendimin tim, me të drejtë mori flamurin për një referendum për anulimin e ndryshimeve kushtetuese, që e ndryshuan dokumentin themeltar të vendit. Nuk mund të ndryshohet kushtetuta brenda natës. Ka qenë një gabim i rëndë, paçka arsyeve pse dhe qysh. Për të ndryshuar kushtetutën, duhet një punë e gjatë dhe shumë serioze. Dhe po të marrim qoftë dhe vetëm Kosovën (vetëm tre vjet shtet), tani që po merren me këtë dokument themeltar, komisioni i tyre për ndryshimet kushtetuese ka bërë disa konferenca, mban kontakt të gjerë me specialistë, median, me shumë faktorë të tjerë, për të arrit