PS: Përgojimet e Jozefina Topallit janë të turpshme
Share
Partia Socialiste ka reaguar me anë të deputetës Olta Xhaçka në lidhje me deklaratat e kryetares së Kuvendit Jozefina topalli, në lidhje me mandatin e Rudina Seserit. Sipas Xhaçkës, përgojimet që bën Topalli janë të turpshme.
Jozefina Topalli sapo dha një tjetër shembull të keq të shpërdorimit të rolit kushtetues të kryetares së Kuvendit, duke u shfaqur në rolin çedukues të një gruaje që politikën e përdor jo vetëm për të përgojuar burrat, por edhe gratë. Është i turpshëm komenti i saj për zonjën Seseri , të turpshme komentet për kryetarin e opozitës dhe për vetë presidentin e Republikës, ka deklaruar deputetja socialiste.