E Diel, 1 Nëntor 2026

INTERVISTA/ Rama: Barazimi i opozitës me qeverinë, kartë mbijetese për Saliun. Më 2013, rotacion

Rrënim i plotë i shtetit. Kështu e quan kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama procesin e ndryshimeve në institucionet shqiptare, të cilat së fundmi po humbasin një pas një pavarësinë e pranuar si të tillë nga palët dominuese të politikës. Në intervistën për gazetën Shekulli, Rama sqaron edhe pozicionin e PS-së për çështjen e imunitetit, që është kthyer në kalë beteje për propagandën e qeverisë, sikurse komunikon për opinionin e gjerë një mesazh domethënës: ndryshimin në vitin 2013, qytetarët nuk duhet ta presin vetëm nga PS-ja. “Nëse shoqëria e kërkon realisht ndryshimin, gjithkush duhet të marrë përgjegjësinë thelbësore të pjesëmarrjes në zgjedhje”, thekson kreu i PS-ë.

Z. Rama pyetja e parë lidhet me çështjen e SHISH-it dhe ndryshimin e drejtorit të tij. Ju kishit dijeni për këtë që ndodhi?

Asnjë dijeni. Por më e rënda është se për këtë ndryshim të beftë su vunë në dijeni as aleatët tanë të mëdhenj strategjikë. Interesi i posaçëm i tyre për mbarëvajtjen dhe pavarësinë e punës së shërbimit sekret shqiptar është fakt botërisht i njohur. Është gjithaq i njohur edhe kontributi i paçmueshëm i tyre për transformimin në këto vite të Shërbimit Informativ nga një polici sekrete zullummadhe deri në vitin 97, në një shërbim inteligjent partner për sigurinë kombëtare e globale, me reputacion mjaft të mirë në kuadrin e vendeve të NATO-s. Por është po ashtu i njohur edhe shqetësimi i hapur i qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe i vetë NATO-s disa kohë më parë, kur kryeministri shqiptar shfaqi një ngulm të papërligjur për ndryshimin e ligjit për këtë shërbim. Ja pse fakti që një President i Republikës së Shqipërisë, ende pa u ulur në tryezën e punës e me kurrizin kthyer nga aleatët e mëdhenj, ngutet të bëjë këtë ndryshim strategjik, flet qartë qoftë për rënien e Presidencës së Republikës në nivelin e një ministrie nën urdhrat e kryeministrit, qoftë për përshkallëzimin e uzurpimit të shtetit për hesapet vetjake të Saliut.

Çfarë parashikoni se mund të vijë në të ardhmen me këtë zhvendosje të balancës së pushtetit në Shqipëri ku sigurisht një vlerësim specifik për shqetësimin që sjell ndryshimi në SHISH do të ishte i nevojshëm? 

Ndryshimi në SHISH është vetëm një tjetër simptomë e sëmundjes së rëndë që po e degradon krejt edhe atë copë shtet shqiptar që ekzistonte përpara rikthimit të Saliut në krye të vendit. Padyshim që simptoma të tilla janë një apel i vetvetishëm që vjen duke u intensifikuar për reagim të fortë popullor në funksion të rrotacionit politik. Rrotacioni politik do të kthente vetiu disa ekuilibra elementarë për ekzistencën e një republike kushtetuese. Por sidoqoftë koha e jashtëzakonshme që po bjerret me këtë rrënim të ri, të ftohtë, të shtetit si edhe kostot e mëdha morale e financiare të këtij rrënimi janë të pakthyeshme.

Shumëkush ju bën juve vetë dhe opozitën fajtorë për zgjerimin e pushtetit të kryeministrit pas ndryshimeve kushtetuese. Sa përgjegjësi ndjeni ju për çfarë po ndodh falë pushtetit që ju i shtuat kryeministrit duke menduar ndoshta se do të ishit vetë në vendin e tij?

Sdi në historinë e pluralizmit shqiptar ndonjë rast kur lideri i njërës prej dy partive të mëdha të ketë pranuar publikisht një gabim, përveç rastit kur unë kam pranuar se gabuam duke u ngutur për një pjesë të atyre ndryshimeve. Pra kam marrë një përgjegjësi publike duke e parë në sy çdo shqiptar, e në këtë pikë shoh një dallim të madh mes meje e opozitës së sotme dhe palës tjetër në pushtet që ska marrë kurrë një përgjegjësi publikisht edhe pse çfarë nuk u ka punuar Shqipërisë e shqiptarëve pas shpine. Qoftë edhe ky fakt i thjeshtë e provon se sjemi gjëkundi njësoj, teksa jetojmë në një kohë kur është bërë modë të thuhet se të dyja palët janë njësoj. Së dyti, ndjesë, por e neveris opinionin e ngritur pikërisht mbi këtë modë, se këto ndryshime unë i mbështeta për të marrë më shumë pushtet kur të bëhesha vetë kryeministër. Në asnjë mënyrë jo! Ndryshimin e zgjedhjes së Presidentit për shembull, e morëm nga disa kushtetuta të vendeve më demokratike të Bashkimit Europian. E vërteta është se u ngutëm, duke harruar se çka e bën Kushtetutën të funksionojë normalisht në ato vende nga ne u frymëzuam, nuk është gërma, po është vetëdija demokratike që këtu tek ne i mungon totalisht gjysmës së Parlamentit për shkak të Saliut e të partisë së tij. Dhe së fundi, fakti që çka është shkruar në Kushtetutë nga të dy palët, Saliu e përdor për të uzurpuar pabesisht shtetin, nuk ka se si ti bëjë fajtorë edhe qeverinë edhe opozitën. Kjo e fajësimit të dy palëve njëlloj është njësoj si ta presësh ndryshimin të të vijë në shtëpi e të të thotë: Çohu tani të dalim se unë erdha!

Z. Rama, në disa veprime të Kryeministrit vihen re disa nuanca provokimi, qoftë të opozitës, qoftë edhe të opinionit publik. Sidomos me emërimet e njerëzve të afërt në krye të institucioneve e agjencive shtetërore, ku ai i shefit të SHISH-it përbën një lloj kulmi. Por nëse trajektorja e vënies nën kontroll të shtetit po mbyllet, mund të themi se më të keqen po e kalojmë tani dhe shoqëria duhet të shpresojë ndryshimin në zgjedhje?

Një shoqëri që e pret ndryshimin duke ndenjur në shtëpi është e dënuar të presë gjatë. Shoqëria jonë për dhjetë muaj është e thirrur prej Kushtetutës që të dalë nga shtëpia dhe të zgjedhë çfarë do: sigurinë e rrënimit të mëtejshëm apo mundësinë për një Rilindje Shqiptare? Kush thotë sdal të votoj se asgjë nuk do ndryshojë, thjesht zgjedh rrënimin e vet të mëtejshëm ekonomik e social. Kush mendon se sështë njësoj e se nuk meriton të jetojë po njësoj edhe katër vjet të tjera, duhet ti japë vetes dhe këtij vendi kontributin e vet me një votë për ndryshimin. E lejomëni tju them se pa pikë dyshimi ne jo vetëm sjemi njësoj, po dallojmë qartë në shumëçka, në vizion, në program, në komunikim dhe në fund të fundit në faktin e thjeshtë se ne duam një Shqipëri ku të gjithë të jetojnë më mirë. Ndërsa Saliu nuk e fsheh më as vetë se qëllimi i tij është të sundojë mbi të gjithë, për të përfituar sa më shumë familja e klani i tij.

E keni quajtur Presidentin një shërbëtor të Kryeministrit. Për kujtesë edhe me Bamir Topin e nisët keq komunikimin, por më tej gjërat ndryshuan. Mendoni se jeni nxituar; fundja shefi i SHISH-it u lëviz pas 7 vjetësh në detyrë dhe brenda kornizës ligjore?

Me Bamir Topin nuk kam nisur keq asnjë komunikim; kam komunikuar normalisht që ditën e parë që i kam shkuar

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›