E Diel, 1 Nëntor 2026

INTERVISTA/ Raportuesi i KiE: Vazhdimi i monitorimit varet nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme

kieRaportuesi i Këshillit të Europës për Shqipërinë, Jonathan Evans, thotë se partitë politike kanë përgjegjësi për të garantuar që KQZ-ja të kryejë funksionet në mënyrë pavarur

Bisedoi: Julian Zyla, VOA

Të gjitha partitë politike në Shqipëri kanë përgjegjësi për të punuar në një mënyrë që garanton një funksionim të pavarur të KQZ-së. Kështu u shpreh raportuesi i Këshillit të Europës për Shqipërinë Jonathan Evans, sipas të cilit kampet politike në vend duhet të sigurojnë që rezultatet e zgjedhjeve të jenë të lira, të drejta dhe të pranueshme. Në një intervistë për VOA, anëtari i parlamentit britanik theksoi se zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë vendimtare për përfundimin ose jo të procedurës së monitorimit të Këshillit Europian si dhe për ecurinë e integrimit të Shqipërisë në BE.

Një javë pas vizitës tuaj në Shqipëri ju raportuat në Komitetin Monitorues të Këshillit në Strasburg në lidhje me përgatitjet në Shqipëri për zgjedhjet e 23 Qershorit si dhe në lidhje me ecurinë e përgjithshme të vendit për respektimin e detyrimeve ndaj Këshillit të Europës. Çfarë mund të na tregoni në lidhje me raportimin tuaj për ato që ju konstatuat në Shqipëri?

Vështirësia kryesore është fakti që bisedat tona në Komitetin Monitorues në këtë fazë nuk janë publike. Takimet tona zhvillohen me dyer të mbyllura. Por mendoj se mund të përshkruaj paksa kontekstin e vizitës sime, duke sjellë në këtë mënyrë dhe kontekstin e asaj që ndodhi në takimin e Komitetit Monitorues. Siç e dini, Këshilli i Europës ka përgjegjësi të monitorojë arritjet nga ana e shteteve të standardeve të demokracisë parlamentare, zgjedhjeve apo të të drejtave të njeriut. Që nga muaji janar, unë jam caktuar nga Komiteti Monitorues si raportues për Shqipërinë. Ne gjendemi pranë zgjedhjeve të 23 Qershorit, prandaj qëllimi i vizitës sime në Shqipëri ishte të shihja se çfarë hapash po ndërmerreshin për tu përgatitur për ato zgjedhje, dhe pas mbajtjes së zgjedhjeve duhet të përgatis një raport rreth ecurisë së tyre. Prandaj është tepër herët që unë të mund të them se cilat ishin mbresat e mia apo se çfarë mund të duhet të ndryshohet. Mesazhi ynë për partitë politike në Shqipëri ishte që vizita jonë përkoi me trazira politike të rëndësishme, për shkak të ndryshimeve të bëra në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ishte zhgënjyese që ndryshimet ndodhën në atë kohë, pasi takimi ynë i parë ishte me vetë KQZ-në. Ishim në gjendje të zhvillonim një takim me kryetaren e Komisionit dhe duket se pati një ndryshim në përbërjen e KQZ-së edhe gjatë vazhdimit të vizitës sonë. Ne dëgjuam disa opinione lidhur me faktin nëse kjo do të ketë ose jo pasoja në besueshmërinë me të cilën do të zhvillohet procesi i zgjedhjeve. Mendoj së dihet gjerësisht që vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka një rol themelor në garantimin e mbajtjes së zgjedhjeve të drejta. Prandaj të gjitha partitë politike kanë përgjegjësi për të punuar në një mënyrë që garanton faktin që KQZ-ja të kryejë funksionet e saj në mënyrë pavarur dhe që rezultatet e zgjedhjeve, kur të vijë momenti, të jenë të lira, të drejta dhe të pranueshme nga populli. Unë e di që ka persona që kanë shprehur gjykimin e tyre nëse këto ndryshime duhet të kishin ndodhur dhe nëse duhet të bëhen vërejtje ndaj partive politike, duke sugjeruar se çfarë duhet të bëjnë partitë, por nuk na takon ne të bëjmë sugjerime të tilla.

Në misionin tuaj në Tiranë duket se një peshe jo të vogël pati çështja e zgjedhjeve. Cili është vlerësimi juaj për situatën parazgjedhore në Shqipëri?

Ajo që ne do të donim është që partitë politike të na shprehnin besim tek fakti që ato do të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve. Ky është një mesazh që u kemi dhënë të gjitha partive politike me të cilat u takuam. Secila nga partitë politike na la të kuptonim se ato duan të jenë në gjendje të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, por, siç e dini dhe ju, disa prej tyre kanë shprehur rezerva në lidhje me këtë besim për shkak të ndryshimeve që kanë ndodhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ju thatë se donit mendimin tim, mendimi im është se partitë politike duhet ta zgjidhin këtë problem. Por unë nuk mund të shprehem nëse këto zgjedhje janë të lira dhe të ndershme deri në kohën që ato të jenë zhvilluar.

Sa problematike e shihni krizën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve?

Mendoj se kriza e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka të bëjë pikërisht me çështjen thelbësore të pranimit ose jo të rezultatit nga ana e partive politike. Kjo është shumë e rëndësishme, sidomos duke pasur parasysh historinë në Shqipëri. Siç e dini, pas zgjedhjeve të fundit, një nga partitë politike kryesore refuzoi të zinte vendet e saj në parlament, për shkak të mosnjohjes së rezultatit të zgjedhjeve. Duhet thënë gjithashtu se këto janë zgjedhje të një rëndësie vendimtare për Shqipërinë, sa i përket të ardhmes së saj europiane. Ne e dimë tashmë se opinioni publik në Shqipëri e mbështet shumë fuqimisht statusin e kandidatit për vendin. Të gjitha partitë politike duket se shohin një të ardhme europiane për Shqipërinë dhe ky është mesazhi që na dha secila prej tyre. Por nuk është rastësi që përfaqësues të lartë ndërkombëtarë kanë vizituar Shqipërinë kohët e fundit, që nga Komisioneri i BE-së për Zgjerim Stefan Fule, apo njerëz të rëndësishëm të Departamentit të Shtetit si drejtori për rajonin Moore si dhe zoti Reeker. Dhe mendoj se të gjithë ata janë duke dhënë të njëjtin mesazh që do të jepnim dhe ne; pra, që të sigurohet që të gjithë mekanizmat e nevojshëm të jenë efektivë, për të mundësuar zgjedhje rezultatin e të cilave të mund ta pranojnë të gjithë.

Sa ndikim do ketë vlerësimi për zgjedhjet në vazhdimin ose jo të procedurës monitoruese nga ana e Këshillit të Europës?

Mendoj se është diçka shumë themelore që ky të jetë një proces i pranueshëm, një proces që përmbush standardet ndërkombëtare dhe standardet që ne kemi në Këshillin e Europës për mbajtjen e zgjedhjeve. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për vazhdimin ose jo të procedurës së monitorimit nga ana e Këshillit të Europës, por edhe për faktin nëse Shqipëria do të përparojë më tej në udhëtimin e saj drejt statusit të vendit kandidat të BE-së. Këtë e ka bërë të qartë dhe vetë Komisioni Europian. Në përfundim të takimit tim në Tiranë, pata mundësi të thosha para mediave në Shqipëri që nëse ne gjykojmë që këto zgjedhje nuk përmbushin standardet ndërkombëtare, është e pakonceptueshme që udhëtimi drejt statusit të vendit kandi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›