Tadic, Serbia e Madhe dhe ceshtja shqiptare Nga Xhavit Shala
Ditet e fundit, autoritetet me te larta te shtetit dhe politikes serbe, si presidenti Boris Tadic, njekohesisht lider i Partise Demokratike Serbe si dhe ministri i brendshem Ivica Dacic, lider i Partise Socialiste Serbe (ish partia e Sllobodan Milloshevicit), kane rihedhur ne tregun politik tezen e ndryshimit te kufijve ne Ballkan, duke ia shtuar keshtu turbulliren ujerave ne rajon. Me justifikimin e gjetjes se zgjidhjeve sa me afatgjate te konflikteve ne rajon, politikanet serbe, duke propozuar me ze ndarjen e Kosoves e duke nenkuptuar nen ze ndarjen edhe te Bosnjes, duket se i jane kthyer synimit per krijimin e asaj cfare ka mbetur nga projekti i Serbise se Madhe, kete here jo me lufte si Milloshevici, por me rruge ne dukje paqesore. Kete objektiv te riformatuar te serbeve, Tadici po perpiqet qe ta kamufloje, duke bere diversion ndaj zgjidhjes se ceshtjes shqiptare ne Ballkan. Per Tadicin, Serbia e Madhe duhet te behet si pasoje e aktualizimit te krijimit te Shqiperise se Madhe. Sipas Tadicit, Shqiperia e Madhe eshte nje projekt i rrezikshem, por mund te jete pjese e nje zgjidhjeje me te madhe dhe se serbet “mund te jetojne me kete (zgjidhje)”. Qellimisht Tadici perdor “Shqiperi e Madhe” si term analog me termin “Serbi e Madhe”. Ky paralelizem qe behet shpesh mes perpjekjeve te shqiptareve per zgjidhjen e ceshtjes se tyre ne rajon me ato te serbeve per Serbine e Madhe apo grekeve per Greqine e Madhe, eshte qellimkeq. Keto terma permbajne ne vetvete nje ndjesi negative, duke nenkuptuar nje shtet te zmadhuar me dhune, pa te drejte, domethene duke pushtuar territoret e te tjereve. Historia e ka provuar plotesisht kete per serbet. “Serbia e Madhe” eshte produkt i Nacertanie-s (“Projektit”) se Ilia Garashanit, programit te hershem ne vitin 1840, i cili do te vihej ne themel te politikes serbe qe nga krijimi i shtetit serb e deri ne ditet e sotme. Ky program politik synoi te krijonte nje shtet te madh, qe do te perterinte perandorine mesjetare te Stefan Dushanit. Nga zbatimi i ketij programi per gati nje shekull, ndonese nuk arriti kufijte e Stefan Dushanit, Serbia qe nga pavaresia e saj e deri vitin 1912, zgjeroi siperfaqen ne kurriz te fqinjeve te saj, kryesisht te shqiptareve, me tre here e gjysme, duke u shnderruar keshtu ne nje Serbi te Madhe. Nderkohe qe serbet, ne zbatim te Nacertanie-s, synonin zgjerimin me dhune te kufijve te shtetit serb, perpjekjet per zgjidhjen e ceshtjes shqiptare ne rajon asnjehere nuk mund te quhen perpjekje per krijimin e Shqiperise se Madhe. Sepse Levizja Kombetare Shqiptare per zgjidhjen e ceshtjes shqiptare ne rajon, duke qene nje levizje politike e themeluar ne hapesiren gjeopolitike shqiptare, ne nje periudhe te rendesishme te historise se kombit shqiptar, me objektiv kryesor krijimin e shtetit te pavarur shqiptar, nuk ka pasur asnjehere si synim projektimin dhe ndertimin e nje shteti shqiptar qe te perfshije ne hapesiren e tij territore jo shqiptare. Eshte e vertete se shqiptaret asnjehere nuk i nderprene perpjekjet per zgjidhjen e ceshtjes kombetare, dhe pa zgjidhjen e saj ne vazhdimesi paqja dhe siguria ne Ballkan do te mbeteshin te rrezikuara. Por perpjekjet per zgjidhjen sa me te mire te mundshme te ceshtjes shqiptare ne rajon kurrsesi nuk mund te quhen perpjekje per krijimin e “Shqiperine e Madhe”. Shqiptaret vete nuk e perdorin kete term. Pra, per ta Shqiperia nuk eshte as e madhe as e vogel, por ajo qe eshte dhe qe duhet te jete, Shqiperia etnike apo dhe Shqiperia natyrale. Per kete ne duhet te flasim me ze te larte dhe te bindim faktorin nderkombetar. Keshtu qe deklarimi i Tadicit disa dite me pare per gazeten gjermane “Frankfurter algamajne cajtung” se “kush di te interpretoje historine do te vereje se formimi i Shqiperise se Madhe ka qene nje plan afatgjate politik i shqiptareve”, eshte vazhdim i propagandes se qarqeve antishqiptare. Ajo eshte nje shtremberim me dashje i synimeve te shqiptareve per zgjidhjen e drejte te ceshtjes se tyre ne rajon. Por, pse deklaroi pikerisht tani Tadici se “bashkimi i Kosoves dhe Shqiperise mund te ishte nje zgjidhje per konfliktin shumevjecar”. Ne te vertete, ndryshimi i pozicionit serb nga deklarimi i “mosnjohjes kurre te shtetit te Kosoves” deri tek pranimi i “Bashkimit te Kosoves me Shqiperine” po te mos kete prapavije tjeter, eshte nje zhvillim mjaft interesant ne politiken serbe. Politika serbe tashme e ka kuptuar se shteti i Kosoves eshte nje realitet qe nuk mund te zhbehet. Ky realitet eshte i konfirmuar politikisht nga faktoret kryesore nderkombetare BE, SHBA e tjere si dhe juridikisht nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise. Keshtu qe edhe ne kete rast politika serbe po perpiqet te nxjerre sa me shume perfitime, disa prej te cilave jane ne dem te ceshtjes shqiptare. Keshtu, duke kerkuar gjoja bashkimin e Kosoves me Shqiperine, krijohet tymnaje rreth te ardhmes se shtetit te Kosoves dhe synohet ngadalesimi i njohjes nderkombetare te saj; paraprakisht kerkon ndarjen e Kosoves duke synuar marrjen e pjeses se saj veriore; synon pergatitjen e kushteve per ndarjen e Bosnjes dhe bashkimin me Serbine te Republikes Serbska; synon te lehtesoje rrugen drejt BE-se te Serbise duke u paraqitur bashkepunues per ceshtjen e Kosoves; synon te mbaje nen presion fqinjet e saj Malin e Zi dhe Maqedonine, te cilet njohen shtetin e pavarur te Kosoves, etj. Propozimi i Tadicit per ndarjen e Kosoves nuk eshte i ri. Ne te vertete, qe ne vitin 2004, rreth nje vit perpara fillimit te bisedimeve per statusin perfundimtar te Kosoves, Instituti Amerikan i Paqes, i drejtuar nga Daniel Server, ekspert per ceshtjet ballkanike, si opsion te fundit, kishte parashikuar pavaresine me ndarje te Kosoves. Sipas ketij varianti, komunat e veriut Zvecan, Zubin Potok, Leposavic, si dhe Mitrovica e Veriut do te shkonin me Serbine. Komunat shqiptare ne Serbine e Jugut do te beheshin pjese e Kosoves se Pavarur. Pra, do te kishte nje shkembim territoresh. Zyrtarisht Grupi Kontaktit, SHBA dhe BE, e hodhen poshte kete variant. Sepse qe perpara fillimit te bisedimeve Grupi i Kontaktit dhe Keshilli Sigurimit te OKB-se miratuan kornizen e bisedimeve, duke vendosur “ndalim kalimi” ne ato rruge qe synonin kthimin e Kosoves ne gjendjen e para vitit 1999, ndarjen e saj apo dhe ndryshimin e kufijve duke u bashkuar me ndonje shtet tjeter. Ata nuk do te pranonin ndarjen e Kosoves pasi ishin te bindur se kjo do te perbente nje precedent destabilizues per Bosnjen, Maqedonine e Serbine. Evoluimi nga mendimi i dikurshem se paqja ne Ballkan arrihej duke copetuar trojet etnike shqiptare deri tek bindja e tanishme se pa zgjidhur ceshtjen shqiptare nuk mund te kete paqe e siguri ne rajon, eshte nje zhvillim mjaft i rendesishem per zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes kombetare shqiptare, te ceshtjes shqiptare ne rajon dhe per paqen e sigurine rajonale. Pas shpalljes se pavaresise se Kosoves dhe njohjes se saj nderkombetare nga aktoret kryesore te politikes dhe ekonomise boterore, zgjidhja e ceshtjes kombetare shqiptare dhe ceshtjes shqiptare ne rajon ka hyre ne nje faze te re, drejt asaj perfundimtare. Kete e ka kuptuar mjaft mire Tadici dhe aleatet e tij dhe ata nuk do te arrijne qe me skenaret e tyre ta frenojne ate. Nese vertet Tadici dhe politikanet serbe kerkojne te behen konstruktive dhe realiste ne raport me shqiptaret dhe sigurine ne rajon si dhe me serbet jashte territorit te shtetit serb, duhet fillimisht te demotivojne strukturat paralele serbe ne veri te Kosoves, te nderpresin aktivitetin e tyre subversiv ndaj shtetit te Kosoves dhe ta njohin zyrtarisht ate. Vetem keshtu ata do te mund te integrohen plotesisht ne BE e NATO. Me pas, ne nje moment te pershtatshem, ne bashkepunim me faktoret kryesore nderkombetare, te marrin nismen e te propozojne organizimin e nje “Dejtoni” tjeter, kete here per Ballkanin e jo te fshehin ambiciet e tyre nacionaliste pas se ashtuquajtures “Shqiperi e Madhe”. Si perfundim Tadici, Dacici dhe te tjere duhet te qartesohen se ka ikur koha kur mund te behej tregti me territoret shqiptare dhe se zgjidhja e ceshtjes kombetare shqiptare dhe ceshtjes shqiptare ne rajon, pavaresisht pengesave serbe, ka hyre ne nje faze te re, drejt asaj perfundimtare. Nismat qellimkeqe serbe ndaj shqiptareve apo dhe popujve te tjere ne rajon do te deshtojne dhe projekti i Tadicit per Serbine e Madhe ne rruge “paqesore” do te pesoje te njejtin fat si Serbia e Madhe qe tentoi te krijoje Milloshevici me lufte.