E Diel, 1 Nëntor 2026

A i lexoni shqiptaret? Nga Vladimir Arsenic

Librat mund te jene te rendesishme ne dy aspekte, ai shoqeror dhe letraro-historik. Nuk eshte perjashtim qe ndonje liber, pa marre parasysh dobesite e tekstit, eshte bere shume i rendesishem, ngase ka prekur temat tabu apo ka bere ndonje te keqe te papermiresueshme. Eshte e njohur deklarata e Kunderas se disa libra duhet te mbahen ne kafaz apo duhet t’i shpalosen vetem nje publiku te zgjedhur, ngase mund te shkaktojne dem te madh. Shembulli, per te cilin deshiroj sot te them dic me shume, eshte teresisht i kunder. Antologjia e letersise se shqiptareve te Kosoves, simbolikisht e quajtur “Nga Prishtina, me dashuri” (Algoritmi i Medieve, 2011), ka lindur si projekt i perbashket i redaksise Beton dhe revistes letrare, MM, mund te jete hale ne sy vetem per letraret me te ndikuar nga qarqet nacionaliste dhe shoqerore, para se gjithash per shkak se shemb dy mite te nderlidhura mes vete: se shqiptaret e Kosoves jane nje grumbull i egersirave analfabete qe urrejne serbet, por edhe nese, vertete jane te edukuar, ata kane dic per te thene, respektivisht se letersia atje krijohet ne nivelin fillestar te zhvillimit se ndikohet dhe eshte e helmuar nga miti romantik i lindjes se shtetit. Ne tekstet qe jane perfshire ne antologji, pamja eshte krejt tjeter. Me sakte, jo vetem se letersia qe krijohet sot ne Kosove eshte e gjalle dhe dinamike, por ajo pa asnje dyshim mund te krahasohet me cilendo letersi, qe krijohet ne vendet tjera te botes. Nese me pyetni mua, disa prej autoreve, te perfaqesuar ne antologji me qendrimet e tyre poetike dhe tekstet kualitative, ne shume aspekte tejkalojne pjesen me te madhe te krijimeve poetike, prozen dhe ato te drames, te cilat mund te lexohen ne gjuhen serbe, boshnjake dhe kroate. Shqiptaret e Kosoves po qe urrehen nga serbet dhe plage e kancerit per ambiciet neokolonialiste qe mbreterojne ketu. Ata jane ajo qe kane qene hebrenjte per gjermanet, indianet per pushtuesit e dy Amerikave dhe afrikanet me ngjyre per popullaten e bardhe te Afrikes se Jugut. Ky fakt tradicionalisht nenvizohet ne gjuhen, ne te cilen shqiptaret zakonisht jane “shqiptari” apo arbanas-si instruksion per kete sherben fjalori i Akademise se Shkencave te Serbise (i cili c’eshte e verteta nuk ka arritur deri te shkronja “sh”, por nen percaktimin “albanac” mund te gjinden te gjitha sinonimet, pa e nenvizuar sinonimin negativ te kesaj fjale), si dhe ne fjalorin e Matica Srpska, ne te cilen gjithashtu jane te perfshira si sinonime fjalet albanac dhe shqiptari. Krahas kesaj, nese i hedhim syte prodhimeve histografiko-letrare nga vitet e 80-ta te shekullit te kaluar, e deri ne ditet e sotme, ata paraqiten si krijesa me nivel me te ulet racor. Baballaret e ndryshem te kombit serbe kane ngjyrosur pendet e tyre ne na(r)cizmin e dallimeve te vogla dhe duke vizatuar hartat kulturore dhe territoriale, kane bere perpjekje qe te mohojne autencitetin e kultures, e cila ka jetuar dhe ka vazhduar ne gjuhen shqipe ne Kosove. Ndoshta goditja e pare e madhe subversive dhe letrare ndaj projekteve te ndryshme ksenofobie te Cosicit, Selenicit, Beckovicit, Kaporit dhe “letrareve” dhe “intelektualeve” ne kulturen e ketushme ka qene libri i Vladimir Arsenijevicit, Meksiko, ditarit luftarak, ne te cilin ai ne menyre tronditese ka thyer mitin dominues per shqiptaret me portretin e Xhevdet Bajres, poetit kosovar, vargjet e te cilit e hapin antologjine “Nga Prishtina, me dashuri”. Libri i sivjetme shfaqet ne kulturen serbe ne momentet kur Kosova de fakto eshte e humbur, por “fjala me e shtrenjte serbe” (per shprehjen e se ciles “poeti” nuk ka paguar me gjakun e tij, por eshte lare disa here ne gjakun e te tjereve), ende sherben si monete, per te lare hesapet ne dialogun me Evropen. Koha e afrimit dhe njohjes me ne fund mes dy kulturave ka kaluar qe moti, nese ka mundur te paramendohet ndonjehere se letersia ka mund te shpetoje jetet e njerezve.

Megjithate, kurre nuk eshte vone. Natyrisht, nuk duhet te besohet ne mrekulli se ky liber do te ndryshoje dic te madhe, por vete ekzistenca e tij eshte nje investim ne ardhmeri, ne vecanti per fakton se eshte shoqeruar me nje moter binjake, qe quhet “Nga Beogradi, me dashuri”. Dhe ne fund te merrem edhe me tekstet. Antologjia eshte e ndare ne tri pjese, te cilat perfaqesojne panoramen e ngjarjeve ne tri trajtat e letersise. Cdo segment shoqerohet me nje tekst te mire hyres, i cili e harton situaten ne poezi, proze dhe drame. Duket se pjesa poetike e antologjise eshte me kualitetin me te madh, por as pjesa e prozes dhe drames nuk mbesin shume prapa. Shikuar nga pikepamja poetike, ky liber vertete eshte shume larg nga ajo qe mund te cilesohet si zgjim romantik, ngase pjesa me e madhe e autoreve jane te vetedijshem-ngase e kane ndier fare mire ne lekuren e tyre-se rrefimi i narrativeve te medha ne menyre te pashmangshme do te kete pasoja te pergjakshme. Ajo nuk flet kryesisht vetem per fajesine e te tjereve, edhe pse ka tekste ne te cilat ne menyre eksplicite pasqyrohen krimet qe kane kryer policet, ushtaret dhe paramilitaret serbe kunder popullates shqiptare. Kjo natyrisht se nuk befason aspak, duke pasur parasysh madhesine dhe afersine kohore me kete traume. Poezia, proza dhe drama ne Kosove, krahas historise me te re, eshte e preokupuar edhe me jeten e perditshme, respektivisht realitetin dinamik, ne te cilin jetojne autoret. Te mos genjehemi, Kosova eshte nje vend i ri, por edhe vend i te rinjve, keshtu qe tekstet, te cilat flasin per momentin bashkekohor, jane te shpejta dhe precize. Dominon ndjenja se koha eshte pershpejtuar dhe se nuk ka kohe per t’u ndalur, pa marre parasysh faktin se teksti letrar nenkupton edhe bartjen e asaj qe ka kaluar. Kualiteti i teksteve, te cilat gjenden ne antologjine “Nga Prishtina, me dashuri”, eshte i pakontestueshem. Megjithate, ajo qe eshte gjeja me e rendesishme tek keto libra, eshte pranimi i tyre ne kulturen, te ciles i jane kushtuar. Frikesohem se ajo do te zhvendoset ne plan te dyte, nese bazohemi ne zerat qe vijne nga mediet. Arsyet per kete duhet te kerkohen si ne faktin se rregulli simbolik, ne te cilen shqiptaret ende quhen “shqiptari” edhe me tutje eshte tejet i gjalle, e gjithashtu edhe ne faktin se antologjine e ka pergatitur katershja e Betonit, djelmoshat te cilet per shkak te luftes se tyre kunder modelit dominues kulturor ende jane ne pameshiren e pikerisht asaj pjese te opinionit, e cila duhet te rishqyrtoje qasjen e saj ndaj Kosoves. Pasi qe titulli i antologjise eshte parafraze e fantazise se Bondit nga koha e Luftes se Ftohte, ka ardhur koha te perkujtojme se koha e ndarjes se botes ne blloqe ka perfunduar ne vitin 1989 dhe se duhet te ecim perpara. Te perdorim qendrimin e Sreten Ugricicit, se njerezit ne Ballkan jane te ngjashem dhe mbi kete duhet te krijojme lidhje-letrare dhe miqesore.

*Autori eshte kritik letrar dhe perkthyes nga Beogradi. Shkrimi eshte marre nga “E-Novine”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›