INTERVISTA e plotë në Vizion Plus/ Baze: Opozita po kërkon kokën e Berishës, jo karrigen e presidentit
Intervistë e drejtorit të gazetës Tema, Mero Baze, në emisionin e gazetarit Alfred Peza, në Vizion Plus
Ndodhemi në kulmin e një diskutimi në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Ka shumë takime, si kurrë më parë në vitet e fundit, ku pothuajse çdo ditë ka 2-3 takime të rëndësishme liderësh politikë aq sa po duket sikur nuk është më lajm takimi por ajo që po presin të gjithë është produkti. Në radhë të parë çfarë po ndodh me Presidentin e Republikës?
Mendoj se çështja e postit të ri të Presidentit po përdoret si një pretekst për të testuar shumicën qeverisëse në vend. Më shumë se sa përpjekje për të zgjedhur një president, kemi një përpjekje, një shantazh, një test, për shumicën në pushtet, për të provuar nëse ajo është e qëndrueshme ose jo. Risia e këtij zhvillimi është fakti që në lojë për të testuar shumicën ka hyrë një pjesë e shumicës, ka hyrë Lëvizjes Socialiste për Integrim, ose së paku, lideri i kësaj lëvizje dhe individë të tjerë brenda saj, – natyrisht në përmasa më të vogla se sa kryetari i LSI së, për ta testuar dhe për të rikonfiguruar qëndrimin brenda saj. Pra, nuk kemi një përpjekje reale negociatash për të zgjedhur një president, por kemi një zhvillim real për të testuar shumicën në pushtet.
Duket sikur loja po luhet në dy shina, njëra ajo që thatë dhe tjetra është se po bëhen provat gjenerale për zgjedhjet e 2013 nëpërmjet këtij testimi…
E njëjta gjë është. Nëse themi se po bëhet përpjekje për të testuar shumicën në qeveri jemi në përpjekje për të shkuar në zgjedhje me këtë qeveri ose me një qeveri me ndryshim thelbësor.
A shihni ndonjë kontradiktë midis inflacionit të takimeve të liderëve me gjërat konkrete në lidhje me Presidentin e Republikës. Kam parasysh këtu faktin që nga pikëpamja kushtetuese të paktën 60 ditë përpara duhet të fillojë zyrtarisht procesi. Pra, mundësia për votimin e parë nga pesë votimet për Presidentin e Republikës. Ndërkohë që vetëm takime e takime dhe sikur takimet e frytshme dhe diskutimi konkret për emra konkrete dhe për arritjen e një rezultati konkret ndoshta Berisha po e shtyn drejt kufirit limit. Ka diçka këtu që po luhet?
Të gjitha këto që ju i konsideroni takime, janë më tepër divulgime për të testuar shumicën në pushtet. Kemi takime të parëndësishme për sa i përket pikëpamjes numerike lidhur me frymën Kushtetuese të Presidentit. Kushtetuta jonë parasheh një president të zgjedhur me një frymë konsensual për 84 vota dhe të gjithë këto takime, duke përfshirë liderin e opozitës Edi Rama, plus të gjithë të tjerët që takohen, nuk bëhen 84 vota. Pra, janë të gjithat takime në boshllëk, janë takime që shkojnë deri tek pragu i një presidenti kushtetues, por jo sipas frymës kushtetuese. Pra, jemi tek konsultimet për të zgjedhur një president me 70+1 dhe ende skemi një takim serioz, i cili të na mbushë mendjen që këto dy palë mund të zgjedhin një president me 84 vota. Vetëm Edi Rama dhe Sali Berisha kur të takohen bashkë, nëse do të takohen, kanë shansin që të na japin besimin e duhur që janë duke punuar për një president konsensual. Deri tani janë përpjekje për të testuar shumicën e thjeshtë të 71 votave.
Ky takim në fakt do të ndodhë, të paktën po ti referohemi asaj çfarë ka deklaruar zoti Berisha në konferencën për shtyp me zotin Fyle, kur tha që stafet më përpara, por edhe ne, do të ulemi më datë 24 maj, kur është dita limit. Por, nga ana tjetër, në mbledhjen e qeverisë Berisha ka thënë se do të flasë për Presidentin pas 22 majit, kur ai kthehet nga një samit i Çikagos në SHBA. Thotë gjë kjo kur del nga goja e Sali Berishës?
Është e qartë që zoti Berisha kërkon tia ulë rëndësinë lëvizjeve paraprake të kundërshtarëve, por edhe disa të aleatëve të vet, të cilët në një farë mënyrë po luajnë me porta të vogla, po testojnë se sa është e aftë shumica të shkojë si e tillë deri në zgjedhje. Natyrisht që zoti Berisha është bërë nervoz nga të gjitha këto lëvizje. E ka humbur në një farë mënyrë qetësinë për shkak se aleati i tij kryesor në qeveri, aleati që i ka dhënë atij të drejtën për të formuar qeverinë, Ilir Meta, është duke u takuar hapur dhe fshehurazi me liderin e opozitës. Pra, shihet qartë se kanë vendosur një marrëdhënie të qëndrueshme me njëri tjetrin, një marrëdhënie e cila është problematike për Berishën dhe ai thjesht është duke u përpjekur që të fshehë humbjen e qetësisë, ti uli rëndësinë këtyre takimeve, ti uli rëndësinë institucionalizimit të dialogut midis opozitës dhe një pjesë të aleatëve të tij të majtë, çka e bën atë që të flasë për takime formale për zgjedhjen e presidentit. Kjo për shkak se qartazi edhe ai e ka hequr nga mendja idenë se duhet të punojë për një president konsensual. Pra, jemi shumë larg shansit për një president konsensual. Të gjitha këto negociata paraprake, të gjitha këto paraprake, kanë orientuar fatkeqësisht ky është zhvillimi më negativ për mua -, është qe e kanë orientuar zgjedhjen e presidentit drejt një presidenti kushtetues 70+1, president që del nga raundi i katërt ose i pestë dhe i kanë hequr shansin krijimit të klimës së besimit midis palëve dhe zgjedhjes së një presidenti konsensual.
Kush është zhvillimi më pozitiv meqë thatë më negativin?
Zhvillimi më pozitiv, por i cili nuk është pozitiv si zhvillim për një shoqëri normale, flasim për rrethanat e një konspiracioni ndaj pushtetit është që: zoti Berisha mendon se gjendet para një komploti dhe ka humbur qetësinë, e po përpiqet ta fshehë.
Kush janë shenjat që ju bëjnë ju ta mendoni këtë gjë?
Institucionalizimi i dialogut midis LSI dhe PS, konkretisht midis takimeve zyrtare zotit Rama dhe Ruçit me dy drejtues të LSI. Këto janë shenja të institucionalizimit të dialogut midis tyre pasi vijnë pas disa takimeve jozyrtare të tyre. Pra, pavarësisht se ato nuk bëhen publike, ato janë thuajse ngjarje të sigurta të konfirmuara nën zë nga palët, por jo publikisht dhe shihet qartë që jemi në një përpjekje për të instaluar një dialog. Kjo natyrisht që është shqetësuese për shumicën.
Ku e ka shfaqur, është shfaqur apo përveç qëndrimeve të mediave pranë Berishën ka ndonjë shenjë?
Një tregues janë nervozizmi i mediave të qeverisë. Një tregues tjetër është përpjekja e Berishës për ta nënvleftësuar ose për ta formalizuar thjesht si një detyrim formal çështjen e dialogut për presidentin. Kjo për shkak se zoti Berisha do të ishte shumë më i fortë po të shkonte në dialog për Presidentin në emër të shumicës, tani shkon në emër të Partisë Demokratike. Aleatët e tij në qeveri, madje edhe republikanët e çamët, edhe Ilir Meta, kanë filluar të zhvillojnë takime indivudale për pr
