E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Me pak investime mund të rivendosim linjën hekurudhore Tiranë- Pekin

Share

Ju të huaj që keni ndërmend të investoni në Shqipëri, nxitoni sepse Lulzim Basha ka shpallur këtë si javën e investimeve të huaja. Se po të vini ndonjë javë tjetër, ndoshta Basha do merret me ndonjë gjë tjetër.

Megjithatë në fakt e gjithë java konsistonte në takime me një grup investitorësh kinezë. Dhe kryeministri Sali Berisha, duke folur përpara tyre u ka premtuar dy gjëra të jashtëzakonshme: ndërtimin e një hekurudhe Tiranë- Pekin dhe rikthimin e Rrugës së Mëndafshit, një rrugë e përdorur para dy mijë vitesh për të sjellë mëndafshin kinez deri në Mesdhe.

Këto deklaratat e bëra nga kryeministri Sali Berisha janë kthyer në një objekt humori në emisionin Fiks Fare. Në fakt duken si të pavërteta, por po të kërkosh në sitin e kryeministrit, i gjen ato të plota.

Shqipëria ka një pozicion gjeografik shumë të favorshëm. Ajo është porta e Ballkanit drejt perëndimit dhe porta e perëndimit drejt lindjes. Me investime të pakta, mund të rivendoset linja hekurudhore Tiranë Pekin e më tutje me vende të tjera perëndimore, tha Berisha përpara investitorëve kinezë.

Po kështu, projekte të mëdha janë në zhvillim e sipër. Unë përshëndes nismën e Kryeministri tuaj që fton vendet e rajonit të konsiderojnë projekte trans kufitare të përbashkëta. Një projekt i madh është projekti i Korridorit 8, projekt që rikthen rrugën e lashtë Egnatia dhe që e lidh atë me rrugën e lashtë të Mëndafshit, rrugë këto që i shërbyen qytetërimit botëror dhe e bënë atë më të begatë e më të prospektë. Është një rast që vendet tona dhe vendi juaj ta rikthejnë këtë infrastrukturë. Shqipëria po ndërton pjesën e saj të këtij korridori, vijoi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›