E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca "100 vjet shtet shqiptar "

"100-vjet shtet shqiptar " është konferenca më e madhe ndërkombëtare e cila do të mbahet në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë.

Sipas kreut të institutit të historisë Beqir Meta konferenca pritet të sjellë debate, reflektime për problemet e pavarësisë dhe shtetit shqiptar si edhe risi për rishikimin dhe rivlerësimin e historisë, nga më shumë se 80 studiues dhe historian të huaj dhe shqiptarë , të cilët do të kumtojnë në datën 26-27 nëntor.
 

Ky është një organizim nga Instituti i Historisë , ku ndër të tjera pritet të ketë të ftuar personalitete të vendit dhe ambasadorë. Përveç konferencës së madhe Instituti i historisë ka planifikuar edhe kumtesa të tjera të cilat nisin në fillim të tetorit. Të gjitha tematikat e referuara do të përmblidhen në një libër i cili do të jetë në dy gjuhë, shqip dhe anglisht.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›