Ekstradohet nga Athina 27-vjeçari nga Fieri

Shtetasi Ervis Meçaj, 27-vjeç, lindur në Fier, u ekstradua për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me dashje të mbetur në tentativë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.
Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, më datë 28.01.2011, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Shtetasi Ervis Meçaj akuzohet pasi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, më datë 13.12.2010, në Fier, ka tentuar të vrasë shtetasin Sajmir Y.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën më datë 28.08.2011, në Athinë, Greqi, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin e Rinasit, shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. /Start/
2012-04-26 10:36