E Shtunë, 31 Tetor 2026

IPKO sjell risi

Nga Express më 28 shtator 2011 në ora 20:18

Operatori i telefonisë mobile IPKO sjell në treg edhe një risi për konsumatorët e vet. Konsumatorët e rinj të telefonisë mobile IPKO, të cilët blejnë një numër të ri 049, me shërbimin “Numri Im”, tani mund ta zgjedhin dhe më pas ta rezervojnë numrin e tyre mobil, t’i njoftojnë të gjithë kontaktet e tyre në telefon për këtë, si dhe të fitojnë bonus në minuta dhe SMS për tre muajt e ardhshëm.

Konsumatorët mund ta zgjedhin numrin e ri mobil, të cilin ata gjithnjë e kanë dëshiruar, duke e dërguar numrin e preferuar 6-shifror me SMS në 049 49 49 49 dhe nëse i njëjti është i lirë, atëherë rezervimi mund të bëhet duke e konfirmuar SMS’në me fjalën “Po” dhe numrin e zgjedhur (p.sh, Po 253362).

Pas përzgjedhjes, rezervimit dhe blerjes së numrit, IPKO do t’i njoftojë të gjithë kontaktet e konsumatorit të saj për numrin e ri 049, çofshin ata numra mobilë lokalë ose ndërkombëtarë. Njoftimi i kontakteve në telefon për numrin e ri ofrohet pa pagesë dhe mund të bëhet në mënyrë të përsëritur nga konsumatori. Për më shumë, ata që e blejnë numrin e tyre të ri, do të pranojnë edhe bonus nga operatori i tyre mobil, nga 20 minuta dhe 20 SMS, çdo muaj për 3 muaj më radhë!

IPKO njihet si operatori i parë mobil sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›