Guardiola, vetëm në Barcelonë

Nga Express më 28 shtator 2011 në ora 17:03
Për Pep Guardiolën po flitet se mund të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, për shkak të raporteve jo të mira së fundmi me presidentin Sandro Rosell. Mirëpo, menaxheri i trajnerit spanjoll, Jose Orobitg ka përgënjeshtruar gjithçka.
“Është i lumtur dhe i qetë. Nuk ka asgjë të vërtetë, ka kontratë dhe ndihet mirë në Barcelonë”, deklaroi Orobitg për mediat spanjolle.
Së fundmi, flitej se Guardiola e ka mbrojtur ish presidentin, Joan Laporta, gjë e cila nuk i ka pëlqyer presidentit aktual të klubit katalunas.