E Shtunë, 31 Tetor 2026

IQT: Përmbajtja e sçufurit të naftës së ARMO-s Brenda parametrave

Përmbajtja e squfurit 132 miligramë për kilogram ose ppm, në naftën e prodhuar nga kompania ARMO, është brenda parametrave të lejuara; sipas  analizave të kryera nga Inspektoriati Qendror Teknik (IQT).  Burime zyrtare pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Enenrgjetikës thanë sot se ekspertët e këtij inspektoriati, për të kryer analizën kanë marrë kampion nga rezervuari 51 i Rafinerisës së Ballshit, ku sasia është rreth 1100 ton. "Pas analizës së kryer në laboratorët e inspektoriatit rezulton se përmbajtja e squfurit është 132 miligramë për kilogram ose ppm, tregues ky brenda parametrit të lejuar sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave 'Për cilësinë e lëndëve djegëse benzinë dhe diesel'", thanë burimet zyrtare të METE-s. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›