Jetëshkrimi i Jean-Paul Delevoye, Mediator i Francës

I lindur me 22 janar 1947, drejtues i shoqërive agro-ushqimore, është këshilltar i Komunës së Avesnes-les-Bapaume, qysh prej vitit 1974.
Nga viti 1982-2002 ka qenë kryebashkiak i Bapaume.
Nga viti 1992-2002 ka qenë i zgjedhur si kryetar i Shoqatës së kryebashkiakëve të Francës.
Senator i Pas de Calais në Senatin e Francës nga 1992-2002.
2002-2004, ministër i Administratës dhe Rregullimit të Territorit në qeverinë “Rafarin 1”
Prej vitit 2004 ka marrë mandatin e Mediatorit të Francës (Avokat i Popullit), mandat që zgjat deri në 2010-n, ndërkohë që njëkohësisht ushtron edhe funksionin e kryebashkiakut të Bapaume në veri të Pas de Calais.