Korçë, dhunime të vazhdueshme të të moshuarve

Policia thuajse çdo ditë sjellë raste të reja të denoncimit që të moshuarit bëjnë ndaj dhunuesve të tyre, kryesisht djemtë.
Një ditë më parë, policia lëshoi urdhrin e mbrojtjes për një të moshuar. Bëhet fjalë për shtetasin Sh.G, 71-vjeç, banues në fshatin Podgorie të Korçës, pasi ndaj tij ishte ushtruar dhunë e vazhdueshme fizike dhe psikologjike nga djali 42-vjeçar.
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme u lëshua kërkesë-padia për mbrojtje ndaj shtetasit, SH.D, 54-vjeç, banues në fshatin Selcë e Poshtme të Pogradecit. Ndaj tij, ushtrohej dhunë në mënyrë të vazhdueshme fizike dhe psikologjike nga djali 25-vjeçar. Për të dyja rastet, materialet i kaluan Gjykatës për veprime të mëtejshme. /S.Ll/Start/
2011-11-02 09:26