E Shtunë, 31 Tetor 2026

IRINA SHAYK, Rusja që çmendi Cristiano Ronaldon

Gazeta Shqip

Nuk jam perfekte. Përkundrazi kam një karakter të vështirë, dhe nuk është e lehtë të kesh të bësh me mua. Pastaj jam edhe kokëfortë. Nëse vendos për diçka është e pamundur të më bësh të ndryshoj ide

Irina Shayk të lajmëron menjëherë sapo e takon: Nuk është e lehtë të merresh me mua. Për më tepër bën edhe listën e gjërave të ndaluara: jo romanticizma, veprime të ekzagjeruara dhe pyetje delikate. Rregulli numër një: për të fejuarin e saj, Cristiano Ronaldo, 26-vjeçarja Irina Shayk nuk flet me shtypin. Por kjo nuk mjafton, përpara intervistave ajo kërkon të dijë gjithmonë dhe pyetjet që mund ti bësh. Kjo sepse është përballur shpesh me episode të pakëndshme që do të donte ti evitonte. Kjo të bën që shpesh të ndryshosh plan, nga gjithë ato pyetje që ngelen pa përgjigje për vajzën e ëndrrave të shumë meshkujve. Por sigurisht që pyetja që u intereson më shumë njerëzve për një nga çiftet më të bukur si Irina dhe Cristano, lidhet me faktin se kur do të lidhin martesë. Po-ja duhej të ishte thënë që në fund të vitit të kaluar, pastaj gjithçka u shty për në 12 korrik pas përfundimit të Kampionatit Europian të Futbollit, por edhe kjo datë u hodh poshtë. Por kjo nuk ka bëjë aspak me një krizë mes çiftit ku fotot e fundit të kapura nga paparacët e tregojnë më së miri këtë. Çifti pushonte i qetë në një jaht luksoz në

Saint-Tropez, ku modelja ruse u kujdes plot dashuri për djalin e të dashurit të saj,  Cristiano, që erdhi në jetë në vitin 2010 nga lidhja e tij me një grua misterioze. Por ajo që ka rëndësi është fakti që në jaht ndodhej edhe mamaja e futbollistit, Dolores Aveiro. Mes  Irina-s e Dolores nuk ka raport të mirë, aq sa për tabloidët portugezë, vjehrra llafazane ka deklaruar se  Cristiano Ronaldo ka nevojë për një vajzë që i dhuron stabilitet dhe qetësi. Ndërkaq, Irina dihet që është një modele me një karrierë për tu marrë zili mes kopertinave të njëpasnjëshme, seteve fotografike dhe reklamave pa fund. Për më tepër është një vajzë me një karakter super të fortë, një vajzë e pasur (mjafton të mendosh për fushatat e saj të suksesshme publicitare) dhe e pavarur. Ndoshta angazhimet e saj  të shumta e bëjnë të lërë pas dore dashuritë e shtrenjta të jetës së saj. Çdo profesion kërkon sakrifica. Në rastin tim, duhet të heq dorë nga koha që mund tu kushtoj njerëzve që dua. E ndiej përherë mungesën e familjes dhe tokës ku unë kam lindur, Emanzelisk, një fshat i vogël rus. Kur e pyet se çfarë karakteri është, ajo tregon se ka një vendosmëri për tu habitur. Nuk jam perfekte. Përkundrazi kam një karakter të vështirë, dhe nuk është e lehtë të kesh të bësh me mua. Pastaj jam edhe kokëfortë. Nëse vendos për diçka është e pamundur të më bësh të ndryshoj ide. Por mendoj se kjo është një cilësi e mirë për të arritur një qëllim të caktuar. Nëse kam pengesa përpiqem ti kaloj. Me kalimin e viteve kam punuar shumë me personalitetin tim: kam mësuar si të zhvilloj bisedime frytdhënëse me të tjerët apo të reagoj mirë në çdo situatë. Me mua është e vështirë të krijosh miqësi të reja: jam gjithmonë shumë mosbesuese. Meqë udhëton shumë Irina tregon se pëlqen më shumë Nju Jorkun sesa Madridin. Në Manhatan jetojnë disa prej miqve më të mirë. Ndihem shumë mirë atje. Por edhe në Spanjë nuk ndihem keq. Përkundrazi aty kam fituar paratë e mia të para. Për më tepër e njoh mirë edhe Italinë: kam pranuar propozimin e shumë firmave të mëdha të modës italiane për të qenë imazhi i tyre. Ato janë simbole të markës Made in Italy. Kur e pyet se si ndihet kur e konsiderojnë si një ndër gratë më seksi në botë përgjigjet: Kujdesem shumë për trupin tim. Jam nga ato që ngrihem në mëngjes dhe mendoj: duhet të shkoj në palestër, duhet të jem e kujdesshme për atë që ha. Por nuk e ngatërroj kurrë bukurinë me të tjera gjëra. Sensualiteti i përket çdo gruaje: nuk është i jashtëm, vjen nga brenda, është pjesë  e mentalitetit dhe mendimit tënd. Irina, tregon se ajo që vë më shumë re te një mashkull në kontaktin e parë janë muskujt e barkut dhe një trup i palestruar. Pikërisht si ato që kanë futbollistët. Te një mashkull, sigurisht përveç trupit të bukur më pëlqen edhe sensi i humorit, edukimi, kultura. Për më tepër nuk duhet të jetë shumë romantik, sepse përndryshe bëhet i mërzitshëm. Kur gjatë Europianit, Cristiano Ronaldo i dedikoi një gol të birit, Irina tregon se nuk ngeli aspak keq nga ky veprim i të dashurit të saj. Nuk më pëlqejnë gjestet e jashtëzakonshme, preferoj më tepër detajet, si për shembull një buqetë me lule të freskëta. Për sa i përket udhëtimit të ëndrrave ajo përmend Madagaskarin. Ishte një udhëtim shumë i bukur. Në të ardhmen do më pëlqente të shkoja edhe në Zelandën e Re. Ndoshta aty çifti do të bëjë muajin e mjaltit pas martesës,  të cilën Irina nuk e mohon, por as e pohon.

Dëshirat: Nuk më pëlqejnë gjestet e jashtëzakonshme, preferoj më tepër detajet, si për shembull një buqetë me lule të freskëta

Karriera: Irina është një modele me një karrierë për tu marrë zili mes kopertinave, seteve fotografike dhe reklamave pa fund

Bukuria: Kur e pyet se si ndihet kur e konsiderojnë si një ndër gratë më seksi në botë përgjigjet: Kujdesem shumë për trupin tim

IRINA SHAYK, Rusja që çmendi Cristiano Ronaldon burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›