E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, arrestohet grabitësit i turistëve çekë

Ngjarja ndodhi më datë 2 të këtij muaji, ku turistëve çekë iu grabitën sendet personale si kamera, telefona celularë, etj.

Zëdhënësi i policisë së Kukësit, Mirjan Hoxha, bëri me dije se nga operacioni i organizuar është arrestuar shtetasi, P.M, 17-vjeç, banues në Komunën Ujmisht Kukës. Ky shtetas akuzohet se u ka vjedhur me dhunë, duke i kërcënuar tre shtetasit çekë, në kohën kur ata po flinin në ambientet e automjetit të tyre, një sërë sendesh personale si një videokamera, një aparat fotografik, një aparat GPS, si dhe një aparat telefonik celular.

Operacioni për kapjen e këtij shtetasi u konkludua ditën e djeshme, pas një hetimi të vazhdueshëm si dhe grumbullimit të një sërë informacionesh lidhur me autorësinë e kësaj ngjarje. Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat e policisë në banesën e këtij shtetasi është bërë i mundur sekuestrimi i sendeve të vjedhura shtetasve çekë, të cilat u gjetën të fshehura në ambientet e brendshme të shtëpisë së tij, brenda aparatit televiziv.

Nga strukturat e policisë është bërë dokumentimi i plotë ligjor i kësaj ngjarje dhe materialet procedurale në ngarkim të shtetasit P. M. i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Kukës nën akuzën e kryerjes së veprës penale të “vjedhjes me dhunë”. /Start/

                                                                                             2012-05-17 12:42
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›