ISHP: H1N1 për disa javë vjen në Shqipëri

Gripit të derrit nuk mund t'i shpëtojë më as Shqipëria. Instituti i Shëndetit Publik deklaron se, mbërritja e virusit të tmerrshëm është çështje orësh, ndoshta edhe javësh, pasi raste të konfirmuara me këtë grip tashmë janë regjistruar tek fqinjët tanë në Greqi, Maqedoni dhe Kosovë. Sipas Drejtorit të Institutit Alban Ylli, është e pamunur të kontrollosh kufijtë, ndaj masat janë drejtuar tek kapja dhe trajtimi i hershëm.
Sipas drejtorit të ISHP-së, nuk ka vend për panik. Përveç lajmit të keq që nuk mund t'Ii shpëtojmë më virusit, pozitiv është fakti se rastet e prekur në Europë dhe rajon, kanë shfaqur simptoma të lehta të virusit.
Sipas Yllit, ditët fundit ka pasur disa raste të dyshuar me gripin e derrave, por nga analizat laboratorike ata kanë rezultuar negative ndaj H1N1.