E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, emërohen 5 ministra të rinj

Zyrtarët Maqedonas kanë njoftuar riorganizimin e kabinetit ku do të emërohen 5 ministra të rinj. Po sipas burimeve zyrtare, do të zëvendësohen ministrat e Financës, të Arsimit, të Bujqësisë dhe të Integrimit Europian. Autoritetet maqedonase thanë gjithashtu se Vladimir Pesevski do të marrë postin e zëvendëskryeministrit i ngarkuar me ekonominë. Këto ndryshime ndodhën pas një vale largimesh nga postet e larta ministrore që përfshinë të mërkurën pasdite qeverinë e kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruesvki. Pas dorëheqjes së ministrit të Arsimit, Pero Stojanovski, i cili dha dorëheqjen për shkak të problemeve të fundit në Universitetin e Tetovës, pasdite dha dorëheqjen edhe ministri i Financave dhe ai Bujqësisë. Ndërsa njoftohet se kryeministri Nikolla Gruevski kishte shkarkuar ministrin e Financave. Qeveria e koalicionit konservator të Gruevskit erdhi në pushtet vitin e kaluar dhe është ndeshur me probleme të vështira për shkak të krizës ekonomike globale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›