ISHP: Ja simptomat dhe masat për mbrojtjen nga gripi i derrit
Instituti i Shëndetit Publik informoi dje mbi simptomat e gripit të derrit si dhe rekomandimet për mbrojtjen ndaj tij. Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, gripi i derrit është një infeksion akut viral i rrugëve të frymëmarrjes së derrave që shkaktohet nga tipi A i virusit të gripit. Vdekshmëria tek derrat është e ulët dhe shërimi ndodh brenda 7-10 ditëve, sqarojnë specialistët e ISHP-së. Viruse të gripit, që e kanë origjinën nga derrat, vihen re edhe tek shpendët e egër, shpendët shtëpiakë, kuajt dhe njerëzit, por transmetimi midis specieve konsiderohet ngjarje e rrallë.
Deri tani ka pasur tre lloje të gripit A tek derrat: H1N1, H1N2, H3N2. Simptomat e gripit të derrit tek njerëzit janë të ngjashme me ato të gripit sezonal të zakonshëm të njerëzve, si fillimi i menjëhershëm i temperaturës, dobësia, dhimbja e fytit, kolla, por vihet re dhe diarre. Ndaj në rast të konstatimit të këtyre shenjave, të gjithë personat që kanë udhëtuar në zonat e prekura, duhet të drejtohen menjëherë tek mjeku, pohojnë të njëjtat burime.
Në shumicën e rasteve, virusi transmetohet nëpërmjet kontaktit të ngushtë me derrat, ndërsa rastet e transmetimit nga njeriu tek njeriu, më parë kanë qenë të rralla. Ky virus nuk transmetohet nga ngrënia e mishit të derrit, apo produkteve të tij. Në rastet e transmetimit nga njeriu tek njeriu më parë, transmetimi ndodh nëpërmjet kontaktit të ngushtë dhe rrugëve ajrore. Për sa i përket vaksinimit, ISHP sqaron se për këtë lloj virusi ka vaksinë për derrat, por jo për njerëzit. Ndërkohë, ka ngjashmëri midis viruseve H1N1 tek derrat dhe njerëzit (që përfshihet në vaksinën e gripit), por nuk dihet nëse ka mbrojtje, ose jo. Shumica e viruseve të derrit kanë qenë të ndjeshme ndaj medikamenteve që janë inhibitore të neuraminidazes si Oseltamiviri (tamiflu) dhe Zanamirivi (Relenza), por tashmë (në rastet në SHBA dhe Meksikë) ata janë rezistentë ndaj Amantadines. Infeksionet tek njerëzit me këtë virus janë vënë re që nga vitet 1950, kryesisht në persona të cilët kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me derrat (persona që kanë punuar në ferma të derrave, etj). Në Evropë, që nga vitit 1958 janë raportuar 17 raste, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një shpërthim epidemik nga gripi i derrit tek njerëzit u vu re tek rekrutët në një kamp të ushtrisë në Fort Dix, Nju Xhersi, në vitin 1976. Një lidhje me derrat, u supozua në këtë kohë por nuk u zbulua asnjëherë. Por ajo që u pa ishte transmetimi i lartë nga njeriu tek njeriu me rreth mbi 200 raste të infeksionit, ku 12 u shtruan në spital në gjendje të rëndë dhe me një vdekje.