E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISHP Ligji nuk uli duhanpiresit

Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, deklarojnë  se ligji  antiduhan nuk ka ndikuar në uljen e numrit të personave, që  pinë cigare. Vitet e fundit sipas tyre, në vendin tonë është rritur ndjeshëm edhe  numri i femrave, mbi moshën 15 vjec tendenca këto që janë më te theksuara në zonat urbane.

"Vendi ynë qëndron në shifra të larta të duhanpirjes dhe i njëjti prevalencë i duhanpirjes ekziston dhe në grupmoshat e femrave, ashtu sic është në rajonin ballkanik. Vazhdon fatkeqësisht rritaj e tendencës së femrës  për të pirë duhan, dhe tendenca është e uljes së meshkujve për duhan. Ka një rritje të numrit të duhanpirësve që kërkojnë të lënë duhanin", thotë Roland Shuperka, specialist  për  duhanin në ISHP.

Specialistët thonë se tymosja e cigareve,  sot në  botë por edhe në vendin tonë, është shkaktari kryesor, në rritjen e numrit të vdekjeve. "Fillon së shpejti i gjithë trajnimit të mjekëve të familjes në rang kombëtar. Gjithë mjekët e familjes, gjithë farmacistët, gjithë stomatologët do të trajnohen se si të ndihmojnë duhanpirësit në klinikat e tyre për të lënë duhanin. Është faktori i parë që shkakton sëmundshmëri, e dyta është hipertensioni dhe e treta është alkooli", thotë Shuperka.

Rishikimin e ligjit antiduhan e kërkojnë dhe specialistët e Intitutit të Shëndetit Publik, të cilët thonë se ai, duhet të jetë  më i rreptë në zbatimin e tij.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›