Ligji kunder duhanit nuk funksionon
Megjithëse ka rreth 3 vjet që vendi ynë ka një ligj për ruajtjen e shëndetit nga produktet e duhanit, ai nuk po gjen si duhet zbatim. Këtë e konfirmojnë vetë strukturat e shëndetësisë të cilat thonë se duhet një rishikim i këtij ligji, ndërkohë që këtë vit, për herë të parë gjobat qe ju viheshin subjekteve, për moszbatim e tij, nuk do të vilen më nga policia bashkiake. Drejtori i shëndetit publik, thotë për Alsat se nëse nuk do të zbatohet, kushtet e vëna për pagesën e gjobave nga ana e subjekteve këto të fundit do të përfundojnë ne dyert e gjykatave.
"Ne nuk mund të themi që do kapim të gjithë Tiranën për një ditë, por do të themi se kalojmë sipas programit të punës. Nga shefat e shërbimit do bëhet e mundur ndjekja dhe zbatimi me rigorozitet i ligjit. Vetëm për muajin dhjetor kemi rreth 22 gjoba. Subjektet janë detyruar të paguajnë gjobën pranë drejtorisë së shëndetit publik, ose autoritetit shëndetësor rajonal të Tiranës, në numrin e saj të llogarisë. Në rast të kundërt që brenda 30 ditëve kjo gjobë nuk likujdohet ne tashëm do ti drejtohemi gjykatës për nxjëerrjen e urdhrit të ekzekutimit që dhe ajo të shkojë tek zyra e përmbarimit", tha Mëhill Gecaj, drejtor i shendetit publik. Vlera e gjobës, për cdo subjektet shtetëror kap shifrën e 50 mijë lekëve, ndërsa për subjektet private ajo shkon në shifrën e 100 mije lekëve.
Edlira Sulejmani