E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hysi Ne proteste kunder korrupsionit

Deputetja socialiste Vasilika Hysi i bëri thirrje për dalje në protestën e 21 janarit, jo vetëm elektoratit të majtë, por edhe atij të djathtë. “Lufta kundër korrupsionit qeveritar, duhet të na bashkojë të gjithëve”, tha ajo. Ndërsa në emër të Partisë Demokratike, zëdhënësja Albana Mustafaraj deklaroi se Edi Rama e ka shndërruar televizionin Top-Channel në hanxharin e tij politik, duke montuar dhe falsifikuar video, si edhe po censuron të djathtën.

"Në 21 Janar në demonstratën e të gjithë shqiptarëve, ne do të ngrihemi kundër sundimit të hajdutëve, për t’i hapur rrugën lirive e të drejtave që na janë vjedhur për 20 vjet. Në 21 Janar të gjithë në shesh kundër blloqeve të pisllëqeve, miqve e klientëve financiare, e mbi të gjitha në shesh kundër heshtjes së pushtetit përpara vjedhjes masive të pasurive të shqiptarëve. Ne nuk do ta ulim kokën! Në 21 Janar do të tregojmë se shteti i së drejtës nuk mund të zëvendësohet kurrë me të drejtën e pushtetit për të vjedhur gjithçka", tha Hysi.

"Edvin Kristaq Rama pasi shndrroi televizionin Top Channel në hanxharin e tij politik dhe psikologjinë e cimkës, montoi dhe falsifikoi videon duke krijuar të ashtuquajtura prova, me qëllim për të dëshmuar imazhin e kryetarit të PD dhe kryeministrit të vendit si dhe për ta akuzuar atë,  tashmë, duket se ka vendosur dhe ka urdhëruar që të censuroi në këtë media partinë demokratike dhe deputetët e saj për deklaratat e tyre. I kujtojmë sërish televizionit Top Channel mbi të cilën Edi Rama ka vendosur censurën se ndonëse transmetimi i videos së manipuluar nga Edvini dhe cakalli i tij përbën vepër të rëndë penale, kreu i PD dhe kryeministri i vendit, zoti Sali Berisha ka deklaruar se për të gjitha mediat që publikojnë dhe transmetojnë gjithcka nuk do të ketë asnjëherë proces gjyqësor civil, apo penal nga qeveria dhe administrata shqiptare", deklaroi Mustafaraj.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›