E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Një person është plagosur pasditen e sotme në kryqytet ndërsa është qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryqëzimin e Bathores në Kamëz ku shtetasi Ylli Luka është qëlluar me armë zjarri nga persona të panjohur.

Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin Ushtarak ku po merr ndihmën mjekësore.
 

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›