E Shtunë, 31 Tetor 2026

Videoja, Ambasada e SHBA: Akuza kërkesë për ekspertë

Prokuroria shqiptare përmes një kërkese dërguar Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i kërkuar kësaj të fundit ndihmë për të vërtetuar autenticitetin e videopërgjimit.
 

Në një deklaratë për shtyp ambasada e SHBA-së në Tiranë ka theksuar se ditën e premte organi i akuzës i ka dërguar ambasadës një kërkesë për ekspertë të cilët do të kryejnë ekspertizën e videos ku ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i METE-s Ilir Meta shfaqej në një dialog me ish-ministrin Dritan Prifti për disa tendera.
 

Në deklaratën e ambasadës së SHBA-së në Tiranë thuhet se kërkesa e dërguar nga organi i akuzës është duke u shqyrtuar dhe më pas do të vendoset nëse në Shqipëri do të vijnë ekspertë amerikanë për të vërtetuar autenticitetin e videos.

Ndërkohë prokuroria ka nisur hetimet një ditë pas publikimit të videos në media duke sekuestruar edhe pamjet filmike.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›